Aktualitet

Mos dilni pa çadër nga shtëpia/ Sot do të ketë reshje shiu në të gjithë territorin, temperaturat do shkojnë deri në 23

12 Tetor 2020, 05:48 Nga DOSJA
Mos dilni pa çadër nga shtëpia/ Sot do të ketë reshje

SHQIPËRI- Rikthehen reshjet e shiut. Meteoalb parashikon se në mëngjes do të ketë reshje shiu në zonat bregdetare. Ndërsa gjatë mesditës reshjet e shiut do të përfshijnë të gjithë territorin shqiptar dhe intensiteti i tyre do të rritet në mbrëmje. Temperaturat do të luhaten nga 6 deri në 23 gradë.

PARASHIKIMI:

Mëngjesi do të fillojë me vranësira të shpeshta dhe reshje të pakta shiu në zonat bregdetare ndërkohë që pjesa lindore do të kushtëzohet nga kthjellime.

Por pas mesditës, reshjet e shiut do të përfshijnë të gjithë territorin shqiptar ndërkohë që intensiteti i tyre do të rritet në mbrëmje. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 23°C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim mbi 4 ballë. 

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti 12 tetor 2020 moti 12 tetor 2020

Sondazh

Poll