Aktualitet

I penduari zbardh vrasjen e rëndë në Elbasan, Ervis Bardhi: Unë vrava Gentian Beqirin, Olsi Leku rrahu e mbyti me jastëk ba

11 Tetor 2020, 20:01 Nga DOSJA
I penduari zbardh vrasjen e rëndë në Elbasan, Ervis Bardhi:

TIRANË– Ervis Bardhi, i arrestuari në vitin 2019 për vrasjen e ndodhur në vitin 2012 ka rrëfyer të gjithë krimin. Në dosjen e zbardhur nga gazetari Elton Qyno, lexohet se Bardhi, bashkëpunëtori i Olsi Lekut apo siç njihet ndryshe me disa emra si Jorgo Leku, dhe Giorgo Lekua, i cili u vu sot në pranga, ka kryer vrasjen e Gentian Beqirit.

Ndërsa, vrasjen e babait të Gentianit, sipas rrëfimit të zbardhur të Ervis Bardhit, e ka kryer Olsi Leku.  I arrestuari dhe bashkëpuntori i prokurorisë ka treguar se ditën e ngjarjes ai dhe Olsi Leku, kanë hipur në katin e pestë të një pallati dhe kanë vrarë Gentian dhe Nezir Beqirin.

Në rrëfimin që ka dhënë Ervis Bardhi, vrasjen e Gentianit, i cili ndodhej në “Arrest shtëpie” në atë kohë, ka pranuar se e ka kryer vetë, edhe pse e kishte shok Beqirin dhe hynte e dilte në banesën e viktimës.

“…unë kisha njohje me Olsi Lekun, dhe Gentian Beqirin. Gentianin e kam njohur përmes Etien Canit, të cilin e kam shok dhe ai kishte shumë lidhje me Gentianin. Në shtëpinë e Gentianit hyja vetëm unë dhe Etien Cani, dhe tjetër njeriu nuk i hapej dera, pasi ai ishte në hasmëri me familjen Çapja dhe për më tepër ruhej me polici. Ditën e ngjarjes, kur kemi bërë krimin Etien Cani, ka qënë me detyrë vëzhgues, ndërsa unë dhe Olsi Leku, do hynim në banesë dhe të vrisnim Gentian Beqirin. Porosia është dhënë nga Çapjat. Etien Cani, ka parë nënën e Gentianit të zbresë nga pallati dhe të shkojë për Pazar. Mandej na ka informuar se janë larguar dhe dy policët nga hyrja e pallatit dhe kanë hyrë në makinë. Menjëherë unë dhe Olsi Leku, kemi hyrë në hyrjen e pallatit dhe me shpejtësi jemi ngjitur lart në katin e pestë. Në derë kam trokitur unë dhe kam qëndruar para syrit optik të derës, pasi babai Gentianit, Neziri, më njihte dhe ma kishte hapur disa herë portën e shtëpisë, pasi i kisha vizituar edhe disa herë të tjera. Vizitat në shtëpi i kryeja, për të shoqëruar me muhabet Gentian Beqirin, pasi me të isha shok dhe e vizitojë në banesë kur ishte me arrest shtëpie. Kur unë kam qëndruar para syrit optik, Olsi Leku, ka qëndruar disa shkallë më poshtë në mënyrë që të mos dukej nga brenda derës, pasi do krijonte dyshim dhe nuk do e hapnin derën. Sapo Neziri, ka hapur derën nga brenda dhe më ka thënë “…Mirmëngjes…”, unë e kam shtyrë me forcë dhe jam drejtuar në dhomën ku qëndronte Gentian Beqiri. Ky i fundit ishte i shtrirë dhe në gjumë. E kam goditur me pistoletë në kokë, armë të cilën ma ka dhënë Olsi Leku. Ndërsa pas meje ka hyrë në banesë dhe Olsi Leku, i cili duke parë që ka filluar të bërtasë babai i Gentianit, ai e ka rrahur me grushta e shkelma në korridorin e apartamentit, duke e lënë të shtrirë Nezir Beqirin.

Por Neziri, vetëm ulëriste dhe Olsi Leku, ka hyrë në një nga dhomat ka marë një jastës dhe ja ka vendosur në fytyrë, duke ja mbajtur të shtrënguar, derisa Nezir Beqiri, nuk ka lëvizur më…”,-ka treguar në rrëfimin e tij Ervis Bardhi.

Bardhi, në dëshmi ka nxjerë dhe tre emra të tjerë të anëtarëve të familjes Çapja, por ata nuk janë arrestuar. Për këtë ngjarje të rëndë të ndodhur 8 vite më parë, janë arrestuar tre persona: Etien Cani, Ervis Bardhi dhe sot, Olsi Leku.

Për Olsi Lekun, prokuroria ka dyshime të forta se fshihet pas sasisë prej 137 kg kokainë që ishte planifikuar të vinte nga Pieru në drejtim të portit të Durrësit. Kjo ngarkesë u zëvendësua nga agjentët e DEA, duke hequr kokainën dhe vendosur një sasi orizi brenda në kontiejner, në mënyrë që porositësit të binin në kurth. Për këtë ngjarje u vunë në pranga: Altin Myslihaka, Adrian Bega dhe Gentian Malindi. Ky i fundit, u pikas nga kamerat teksa nxirrte një çantë më oriz nga kontejneri, pasi kuptoi se e kishin futur në kurth.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ervis bardhi gentian beqiri gentian malindi olsi leka ervis bardhi gentian beqiri gentian malindi olsi leka

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Tetor 2020, 17:56

TIRANË– Një 29-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Gentjan Marku është ekstraduar ditën e sotme nga Madridi drejt Tiranës, ku është dënuar për një së...