Atentati ndaj shefit të policisë Mentor Hasanaj, shoqërohen tre persona në polici, gjendet motori që përdorën autorët
11 Tetor 2020, 19:07Nga DOSJA
SHKODËR– Tre persona janë shoqëruar në polici, si të dyshuar për atentatin ndaj shefit të policisë bashkiake Mentor Hasanaj. Mësohet se Policia e Shkodrës, thuajse nëntë orë pas ngjarjes së rëndë ku mbeti i plagosur shefi i policisë dhe babai i tij, ka gjetur edhe motorin, mbi të cilin udhëtonin dy autorët.
Identitetet e të shoqëruarve nuk dihen ende, ndërkohë që ata janë marrë në pyetje. Dëshmia e tyre, pritet të zbardhë detaje mbi ngjarjen e rëndë.
Motori është gjetur vetëm 500 metra larg vendit ku dhe ndodhi atentati, ndërkohë që mjeti do t’i nënshtrohet një ekspertize për të parë nëse në të ka gjurmë nga atentatorët. Kërkimet vijojnë ende.
Atentati ndodhi në orën 13:00 të mesditës së sotme. Mentor Hasanaj po udhëtonte me babain e tij, Xhelal Hasanaj dhe të shoqen Vjollca, në momentin që dy persona, të cilët udhëtonin me motor u prenë rrugën dhe i qëlluan me breshëri plumbash, Gruaja shpëtoi mrekullisht, ndërsa Mentori me të atin u plagosën rëndë. Ata ende ndodhen në spital.
(f.m/dopsja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Shqipëria shumë shpejt do ndryshojë protokollin shëndetësor për ritestimet për të prekurit me koronavirus. Shefja e epidemiologjisë Eugena To...
ITALI– 18 persona, mes tyre 13 të mitur janë vënë në pranga si pjesë e bandës famëkeqe shqiptare, të quajtur “Hellbaninanz”. Mediat vendase shkruajnë se të rinj...
TIRANË– Një maqedonas dhe 2 kosovarë u hetuan për një kohë të gjatë si të dyshuar se po përgatisnin komplot dhe atentat ndaj kryetarit të opozitës Lu...
TIRANË– “Viktimat Klement Pepaj dhe Vilson Cutaj janë qëlluar nga pas shpine. Në vendin ku ata u gjetën kishte dy parcela droge. Në njërën kishte 29 rrënjë...
TIRANË– Koronavirusi ka hyrë në zyrat arsimore duke bërë që në tre vende të Shqipërisë, këto zyra të mbyllen. Mësohet në Durrës kanë rezultuar pozitivë tre...
GJIROKASTËR– Puna në Gjykatën e Apelit në Gjirokastër është pezulluar. Mësohet se sekretarja e e Gjykatës së Apelit në Gjirokastër ka rezultuar pozit...
Aktualitet11 Tetor 2020, 17:56
TIRANË– Një 29-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Gentjan Marku është ekstraduar ditën e sotme nga Madridi drejt Tiranës, ku është dënuar për një së...
TIRANË– Nazmi Hasanaj, xhaxhai i shefit të policisë që iu bë atentat mesditën e sotme, ka rrëfyer se nipi i tij, Mentori, nuk ka pasur asnjë konflikt. Në n...
TIRANË– Policia e Tiranës ka bërë bilancin e arrestimeve për gjatë 24 orëve të fundit. Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se janë vënë në pranga tetë pe...