Sport

VIDEO+FOTO/ Robin Krasniqi shpallet kampion bote për peshat e mesme, ish-partnerja e boksierit krenohet me këtë arritje

11 Tetor 2020, 09:59 Nga DOSJA
VIDEO+FOTO/ Robin Krasniqi shpallet kampion bote për peshat e mesme,

GJERMANI-Robin Haxhi Krasniqi është kampioni më i ri i botës në boks për peshat e mesme. Boksieri shqiptar ka përjetuar një mbremje magjike dje, teksa i shoqëruar në ring me këngën “Kuq e Zi”, ia ka dalë të mposhtë kundërshtarin në raundin e tretë falë një të djathte, e cila bëri që arbitri t’i jepte fund para kohe sfidës, ndërsa në anë tjetër të ringut boksieri shqiptar që garon nën flamurin e Gjermanisë, shpërtheu në festë.

 

Për t’u theksuar se edhe pak më parë kundërshtari i Krasniqit u rrëzua nga goditjet e shqiptarit, megjithatë goditja finale nuk vonoi. Kështu në kategorinë WBA ka një kampion të ri botëror dhe ai është pikërisht Krasniqi. Nga gjithë ky sukses padyshim që është gëzuar edhe ish-partnerja e boksierit, Heidi Lushtaku. Modelja ka publikuar disa imazhe në rrjetin social Instagram. Ajo shprehet e lumtur për rezultatin e arritur.

“Vazhdo, vazhdo kampion”, ka shkruar ajo para fillimit të ndeshjes që njëherësh publikoi edhe momentin e fitores.

Heidi para disa muajve tregoi se është ndarë nga Krasniqi, ku ka bërë të ditur se ndarja mes të dyve ka ndodhur në mënyrë paqësore dhe se gëzon respekt të pa masë për të dhe familjen e tij.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport boks heidi lushtaku robin krasniqi boks heidi lushtaku robin krasniqi

Sondazh

Poll

Sport 11 Tetor 2020, 09:36

Kosova pret sot Slloveninë për të bërë kthesën

KOSOVE – Mbrëmjen e sotme zbret në fushën e lojës edhe përfaqësuesja e futbollit të Kosovës e cila në stadiumin “Fadil Vokri” do të luaj përball Sllovenisë në n...

Sport 11 Tetor 2020, 09:08

Edi Reja feston 75-vjetorin ne Kazakistan

KAZAKISTAN – Edoardo Reja një ditë më parë ka festuar në Kazakistan datëlindjen e tij të 75-të. Mjaft i rezervuar ka qenë trajneri italian edhe në këtë da...

Sport 11 Tetor 2020, 08:47

Sotë në orën 15:00 Kazakistan-Shqipëri

KAZAKISTAN – Përfaqësuesja kuqezi do të zbres pasditen e sotme, në orën 15:00 me orën lokale të Shqipërisë, për ndeshjen e tretë të fazës së grupeve të Li...