Sport

Edi Reja feston 75-vjetorin ne Kazakistan

11 Tetor 2020, 09:08 Nga DOSJA
Edi Reja feston 75-vjetorin ne Kazakistan

KAZAKISTAN – Edoardo Reja një ditë më parë ka festuar në Kazakistan datëlindjen e tij të 75-të. Mjaft i rezervuar ka qenë trajneri italian edhe në këtë datë festive për të. Megjithatë nuk ka munguar urimi për të nga institucioni I futbollit në vend, Federata Shqiptare  Futbollit e cila e ka uruar në emër të komunitetit sportiv në vend. Një vitë më parë në këtë datë, ishte një ditë përpara ndeshjes me Turqinë, të cilën për fat të keq e humbëm në Stamboll me shifrat 2-0. Edhe këtë vit sërish një ditë përpara një ndeshjeje të rëndësishme, italiani gjendet pranë ekipit duke kërkuar dhe shpresuar që në këtë përvjetor të marr si dhuratë një fitore sot ndaj Kazakistanit, për të festuar si duhet ditën e tij të shënuar që e vecon edhe si trajnerin më të madh në moshë në Europë.  Një sukses në Almati, do të ishte një pikë kthese e këtyre ndeshjeve të fazës së grupeve të Ligës së Kombeve pasi humbja me Lituaninë ka zymtësuar jo pak ambientin kuqezi.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ditelindja edoardo reja kombetarja kuqezinjtë ditelindja edoardo reja kombetarja kuqezinjtë

Sondazh

Poll

Sport 11 Tetor 2020, 08:47

Sotë në orën 15:00 Kazakistan-Shqipëri

KAZAKISTAN – Përfaqësuesja kuqezi do të zbres pasditen e sotme, në orën 15:00 me orën lokale të Shqipërisë, për ndeshjen e tretë të fazës së grupeve të Li...

Sport 10 Tetor 2020, 15:57

Reja: Kam besim tek skuadra, do marrim maksimumin

KAZAKISTAN – Pasi ka zhvilluar dy seanca stërvitore në Almati të Kazakistanit, kombëtarja kuqezi është gati për ndeshjen ndaj Kazakistanit. Në kofnerecnën e fun...