Aktualitet

E frikshme në Bulziqë/ Familjarët gjejnë për herë të tretë hapur varrin e djalit, dyshojnë se trupi mund të mos jetë

10 Tetor 2020, 06:06 Nga DOSJA
E frikshme në Bulziqë/ Familjarët gjejnë për herë

BULQIZE– Një familje në Valikardh të Bulqizës po përballet me një ngjarje të frikshme. Pasi gjetën të vrarë djalin e tyre në 20 gusht të këtij viti, varri I tij po hapet për të disatën herë.

Familja Zogu ka denoncuar për herë të tretë hapjen e varrit. Hera e fundit kur u bë denoncimi ishte në muajin gusht, ndërsa herën e parë ata menduan se mund të ishte hapur nga ndonjë kafshë.

Mirëpo përsëritja e veprimit bëri që prindërit e të ndjerit të denonconin në polici.

Nëna e Edmond Zogut, Sheqere Zogu kërkon shpjegime nga autoritetet se përse ndodh një gjë e tillë.

Ajo shprehet se as sendet personale të djalit nuk i janë kthyer ende. Hapjen e varrit për herë të tretë e denoncon edhe xhaxhai i të ndjerit. Riza Zogu shpreh dyshime të forta që trupi i nipit të tij të jetë në varr, ndaj kërkon nga organet kompetente të veprojnë dhe të mos e pushojnë hetimin.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet familja zogu hapja e varrit familja zogu hapja e varrit

Sondazh

Poll