Aktualitet

Gazetari ‘plas bombën’: Admir Murataj u vra nga policia greke në 2013. Ç’po ndodh

16 Prill 2019, 15:28 Nga DOSJA
Gazetari ‘plas bombën’: Admir Murataj u vra nga policia greke

TIRANË- Gazetari Shpëtim Zinxhiria ka publikuar një status në rrjetin social Facebook, ku hedh dyshime për vrasjen e Admir Muratajt. Ai ka publikaur disa faksimile të mediave greke të vitit 2013, ku këto të fundit citonin komunikatën e Policisë dhe shpallnin të vdekur Admir Muratajn.

Sipas fotove të publikuara nga Zinxhiria dhe lajmeve të pasqyruara nga mediet greke, mbrëmjen e 3 korrikut 2013, rreth orës 22:00 janë vrarë në një shkëmbim zjarri me policinë, dy prej pesë të arratisurve shqiptarë nga burgu të Trikallas. Ata janë Edison Lika, 25 vjeç dhe Admir Murataj., 41 vjeç. Por në atë kohë dhe mediat shqiptare kanë pasqyruar lajmin e vdekjes së Muratajt.

POSTIMI I PLOTË I GAZETARIT

Admir Murataj u vra një herë nga policia greke me 2013, rivritet  nga policia shqiptare me 2019. Çpo ndodh? Publikohen dy të arratisurit që ranë të vdekur në faqet e tyre mediat greke.

Konfrontimi i përgjakshëm u zhvillua në Konitsa, Aitoloakarnania. Hetimet policore vazhdojnë të gjejnë pjesën tjetër…”Fortesa” të gjithë zonën…shkruanin mediat më kryesore në Greqi më 2/072003, si “Ta Nea”, “Kathimerini” apo edhe te tjera si IEFIMERIDA etj.

Behej fjalë për vrasjen e dy te arratisurve nga burgu i Trikallës që u vranë ne shkëmim zjarri nga policia greke. Mediat e asaj kohe theksonin se, sipas burimeve të Shtabit të Forcave të Policisë Helene, të dy të kërkuarit që vdiqën ishin: Edison Lika 25 vjeç dhe Admir Murataj 41 vjeç duke publikuar edhe fotografitë përkatëse. Pra vrasjen e Admir Murataj e ka konfirmuar Policia e Greqisë, dhe se a mund të gaboj kjo në idendidetin lidhur me këtë vrasje, duke mos l;n; m;nj;an; edhe deklarat;n e ish-ministrit te asj kohe z. Dendaj lidhur me kete ngjarrje.

Por pyetja shtrohet kush vallë është gabim dhe kë duhet të besojmë, Admir Murataj të vrarë në korrik të 2013 në Konicka në Greqi, apo atë që u vra pak ditë më parë në aeroportin e vetën në Shqipëri. ? Kush duhet përgenjeshtruar nga këto të dyja?

Ndërkohë që Admir Murataj, edhe pse u raportua i vrarë nga policia greke, deri në mesditën e 8 prillit 2019 ishte në kërkim nga policia shqiptare si autor të tre grabItjeve të ndodhura në viti 2016 dhe 2017. Kurse policia greke e kishte shpallur në kërkim për arratisjen nga burgu i Trakallasë. Policia Shqiptare ende nuk ka një komunikatë zyrtare për vdekjen e Muratit. Në media qarkullojnë disa pista për vrasjen e Admir Muratit nga Policia, ndërsa gazetari Artur Zheji është shprehur se “truri” i grabitjeve në Rinas nuk ka vdekur.

(F.M. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet admir murataj grabitja ne rinas shpëtim zinxhiria vdekja e admir muratit vjedhja e milionave admir murataj grabitja ne rinas shpëtim zinxhiria vdekja e admir muratit vjedhja e milionave

Sondazh

Poll