Aktualitet

Ndryshime në radhët e Policisë, Ahmetaj rikthehet pas 20 viteve në krye të Beratit

16 Prill 2019, 16:22 Nga DOSJA
Ndryshime në radhët e Policisë, Ahmetaj rikthehet pas 20 viteve

BERAT- Policia e Shtetit nuk ka gjetur qetësi me lëvizje në radhët e saj. Sot është vendosur në krye të Policisë së Beratit, Hasan Ahmetaj që do të zëvednësojë në këtë post Artion Dukën, i cili u emërua në krye të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë.

Ahmetaj është një emër i njohur në radhët e Policisë së Shtetit, pasi ka një karrierë të gjatë si pjesë e uniformave blu, pasi ka mbajtur disa poste të rëndësishme në qarqe si drejtues, por edhe në drejtorinë qendrore. Ai ka qenë Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në vitin e vështirë 1997, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Burgjeve në 1998, drejtor i Policisë së Beratit në 1998-1999.

Kreu i ri i Drejtorisë së Policisë së Beratit së fundmi ka ushtruar detyrën e drejtorit të Forcave Operacionale të Lëvizshme për Rendin dhe Sigurinë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Kjo nuk është lëvizja e vetme në radhët e Policisë, pasi vetëm pak ditë më parë Ardi Veliu firmosi zhvendosjen e 14 shefave të komisariateve në të gjithë Shqipërinë, po ashtu lëvizje ka pasur dhe në radhët e drejtorëve në qarqe.

 (A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet artion duka hasan ahmetaj ndryshime ne polici policia e beratit artion duka hasan ahmetaj ndryshime ne polici policia e beratit

Sondazh

Poll