Politike

Gafa lebetitëse e Elisa Spiropalit për Vasil Laçin dhe Vojo Kushin… habitet edhe Baton Haxhiu: Mos fol kështu, ata luftuan

8 Tetor 2020, 21:07 Nga DOSJA
Gafa lebetitëse e Elisa Spiropalit për Vasil Laçin dhe Vojo

TIRANË– Ministrja Elisa Spiropali ka lëshuar gafën më të madhe nga të gjitha ato që mund të ketë bërë deri më sot, e që për hir të të bërit politikë, ndoshta janë anashkaluar. Mbremjen e kaluar, në një lidhje LIVE me Skype, në emisionin “Opinion”, teksa po sulmonte Presidentin Ilir Meta, duke u shprehur se ai po shpërndan dekorata për vota.

Ministrja Spiropali e konsideroi fushatë elektorale faktin që Meta shpërndan dekorata, dhe shtoi se e njëjta gjë është bërë edhe për vlerësimet e ndara për Vojo Kushin e Vasil Laçin, ceremoni që u zhvillua dy ditë më parë. Për Spiropalin, Kushi dhe Laçi, dy të rinjtë, pjesë e njësive guerile në mbarë Shqipëruan që u vranë nga italianët, nuk janë aq të rëndësishëm për t’u dekoruar dhe madje fakti që kanë vdekur para 100 vitesh, ua ul akoma më shumë vlerat.

Fjalëve të Spiropalit, u ndërhyri vetë Baton Haxhiu, i cili i tha ministres të kishte kujdes me fjalët pasi Kushi dhe Laçi nuk janë pushtuesit!

Pjesë nga biseda

Elisa Spiropali: Ka nisur fushata elektorale, dhe ka ndezur motorët Presidenti. Kandidon partia e tij që ia ka lënë trashëgimi, sepse mendon se sic la LSI-në, mund të lërë dhe shtetin. Ai mendon se duke dhënë dekorata atyre që kanë vdekur para 100 vitesh, se nuk ka President republike që e bën këtë.

Blindei Fevziu: Ata që kanë vdekur vetëm dekorata mund të marrin.

Elisa Spiropali: Nuk ua jep as familjarëve, i shpërndan për vota dhe…është bërë si, ndjesë ta them por si Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur që me një tufë varrmihësish….

Baton Haxhiu: Elisa ke probleme në logjikë, nuk bën kjo gjë, këta që po thua ti nuk janë pushtuesit, janë ata që kanë çliruar këtë vend. Je keq. Po e vazhdove këtë…ka probleme në logjikë.

Blendi Feviu: Unë ndoshta kam kritika më shumë por ata kanë dhënë shpirtin për vendin tonë.

Elisa Spiropali: Drejtësia po ngrihet nga hiri nuk nka vdekur

Armand Shkullaku: O Elisa, se the dekoron të vdekurit..

Elisa Spiropali: Dekoratat siç doli rasti i Vojo Kushit, nuk po ua jep familjarëve, por po i shpërndan për vota

Blendi Fevziu: Epo, tani i vdekur është ai…

Lorenc Vangjeli: Në Shqipëri është më mirë të dekorosh të vdekurit se të gjallët ndryshojnë, nga mik në armik. Në këtë botë vetëm të vdekurit e meritojnë.

Mark Marku: Cila është shkelja në rastin e dekoratave, sepse këtë e bën dhe kryeministri

Pas këtyre bisedave, Lapsi.al shkruan se një gazetar ka komentuar: “Epo dëshmorët dekorata mund të marrin, se tendera nuk marrin dot”.

Pas kësaj deklarate, ka ardhur edhe reagimi i Presidentit Ilir Meta në Facebook. Meta shkruan se nuk e ka idhull Eskobarin, por ata që i cilëson heronj që i bëjnë të gjithë krenarë dhe shqiptarë.

“Zotërinj dhe Zonja palaço! Unë nuk kam idhull Eskobarin por Isa Boletinin, Avni Rustemin, Vojo Kushin, Mujo Ulqinakun, Margarita Tutulanin dhe gjithë Heronjtë e kësaj toke që na bëjnë krenarë dhe shqiptarë!”, shkroi Meta.

(k.m;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike baton haxhiu dekorata e vojo kushit elisa spiropali gafa e spiropalit me kushin dhe lecin ilir meta baton haxhiu dekorata e vojo kushit elisa spiropali gafa e spiropalit me kushin dhe lecin ilir meta

Sondazh

Poll