Politike

Meta: Rama mori porosi për të hedhur në gjyq ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj

8 Tetor 2020, 19:51 Nga DOSJA
Meta: Rama mori porosi për të hedhur në gjyq ish-kryeministrin e

TIRANE– Ilir Meta tha në ‘Opinion’ se Rama mori porosi për të hedhur në gjyq ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Presidenti i vendit tha se Rama merr porosi për të defaktorizuar Kosovën në procesin e negociatave.

Meta Hasmi është vasali i tjetërkujt. I atij që shet fanellën kuqezi për interesin e dikujt tjetër. Ai e ka shitur lojën në favor të kundërshtarit, vetëm për llogari shqiptare jo. Unë i di. Pas 25 prillit do të shkojë në Parlament dhe do t’i sqarojë të gjitha.

Dy gjëra të them; E para si mundet në 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, kryeministri i Shqipërisë thotë se pas disa vjetësh do të kemi një president të përbashkët. Pala tjetër thotë se këta kanë plane. Nuk është rastësi kjo. Kjo do të thotë që Kosova nuk do të jetë shtet, nuk duhet të njihet sepse një ditë do të aneksohet me Shqipërinë.

Çfarë do të thotë që kryeministri i Shqipërisë e hedh në gjyq kryeministrin e Kosovës. Pse e bën? Për të krijuar idenë se këta shqiptarë… E hedh në gjyq sepse merr porosi për të defaktorizuar Kosovën në procesin e negociatave. Pse u tërhoq nga gjyqi pas disa muajsh, sepse ai tjetri do t’i provonte ai tjetri se kishte propozuar ndarjen e Kosovës.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll