Politike

Deklarata e Metës: Marrëveshja e 5 qershorit është ordinere

8 Tetor 2020, 19:49 Nga DOSJA
Deklarata e Metës: Marrëveshja e 5 qershorit është ordinere

TIRANE– Presidenti Ilir Meta i ftuar sot në emisionin “Opinion” ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit politike në vend.

Meta tha disa deklarata shumë të forta, në lidhje me kryeministrin Rama si dhe për marrëvshjet që janë bërë në sferën politike. Teksa foli në lidhje me marrëveshjen e 5 qershorit të arritur mes palëve politike, Meta e cilësoi atë një marrëveshje ordinere.

Sipas tij, ajo ishte thjeshtë një marrëveshje ku palët politike deklaruan zgjedhje të barabarta, pavarësisht se ajo u përshëndet nga personalitete të larta të Europës dhe SHBA.

“Çfarë është marrëveshja e 5 qershorit? Është marrëveshje ordinere, po ta them unë, në thelb është ordinere. Ajo u përshëndet nga komisionorei për zgjerim që ishte dje këtu, u përshëndet nga Budestagu, nga Sekretari i Shtetit që ka 5 mijë halle nga të gjithë. Nuk ishte ndonjë gjë, ishte që ne do të bëjmë zgjedhje të barabarta,”-tha Meta.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta marreveshja e 5 qershorit ilir meta marreveshja e 5 qershorit

Sondazh

Poll