Sport

Koronavirusi “copëton” mbrojtjen e Interit, pas Bastonit, një tjetër futbollist i rëndësishëm rezulton i infektuar

7 Tetor 2020, 20:11 Nga DOSJA
Koronavirusi “copëton” mbrojtjen e Interit, pas Bastonit,

MILANO-Covid-19 ka prekur edhe Interin. Klubi në faqen zyrtare ka bërë me dije se Alessandro Bastoni ka rezultuar pozitiv pas testeve të kryera me Kombëtaren U-21 të Italisë.Mbrojtësi ishte grumbulluar nga përfaqësuesja italiane, por pas tamponëve është izoluar menjëherë.

Gjithashtu zbulohet se edhe mbrojtësi tjetër Milan Skriniar ka rezultuar pozitiv pas tesve të kryera me Kombëtaren sllovake. Futbollisti është duke pritur tamponin e dytë (rezultatet priten nesër) për të konfirmuar ose mohuar rezultatet e para. Të dy rrezikojnë të humbasin derbin kundër Milanit në 17 tetor dhe për Antonio Conte ekziston një emergjencë e vërtetë në prapavijë.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bastoni inter skriniar bastoni inter skriniar

Sondazh

Poll