Sport

Vllazninë nuk e lë rehat as koronavirusi, pas dy futbollistëve, ka të infektuar edhe në stafin teknik

8 Tetor 2020, 09:26 Nga DOSJA
Vllazninë nuk e lë rehat as koronavirusi, pas dy futbollistëve,

SHKODËR-3 raste me koronavirus te Vllaznia, janë këto lajmet që vinë nga Shkodra. Covid-19 ka prekur sërish edhe futbollin shqiptar pas rasteve pozitive në qershor, teksa dy futbollistë të Vllaznisë dhe zëvendës-trajneri Elvis Plori kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Pas Erdenis Gurishtës dhe Eni Imamit edhe Elvis Plori është izoluar në shtëpinë e tij me shpresën se do ta kalojnë shumë shpejt situatën dhe do të jenë gati për fillimin e sezonit të ri. Megjithatë ekziston frika se mos është edhe ndonjë tjetër futbollist i infektuar që nuk është zbuluar ende i cili mund ta përhapë në skuadër.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport elvis plori shkoder vllaznia elvis plori shkoder vllaznia

Sondazh

Poll