Politike

Takimi i Rudina Hajdarit me Oliver Varhelyi, deputetja tregon se çfarë u diskutua: Më përgëzoi për aktivitetin tim parlame

8 Tetor 2020, 12:36 Nga DOSJA
Takimi i Rudina Hajdarit me Oliver Varhelyi, deputetja tregon se

TIRANE– Komisioneri për zgjerim Oliver Varhelyi gjatë takimeve që zhvilloi ditën e djeshme në Tiranë ka takuar dhe deputeten Rudina Hajdarin.

Detajet mbi takimin i ka zbuluar vetë Hajdari në një postim të bërë në Facebook, aty ku ka postuar dy foto së bashku me komisionerin. Deputetja shkruan Varhelyie ka përgëzuar për aktivitetin e saj parlamentar si dhe ka rënë dakord se hapja e listave është shumë e rëndësishme për demokracinë në vend.

Komisioneri për zgjerimin Olivér Várhelyi më përgëzoi dje për aktivitetin tim parlamentar dhe ra dakord me mua se përpjekja për të fuqizuar më shumë qytetarët nëpërmjet hapjes së listave është e rëndësishme për demokracinë dhe integrimin e vendit në BE‘- shkruan Hajdari në Facebook.

Komisioneri për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi zhvilloi një sërë takimesh ditën e djeshme në Tiranë. Si fillim komisioneri mbajti një fjalim në Kuvendin e Shqipërisë, më pas zhvilloi një takim me dyer të mbyllura me kryeministrin Rama, duke vijuar me presidentin Meta, kryedemokratin Basha e në fund deputeten Hajdarin.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike olivér várhelyi rudina hajdari olivér várhelyi rudina hajdari

Sondazh

Poll

Politike 8 Tetor 2020, 11:17

TIRANË– Analisti Baton Haxhiu është përplasur me Këshilltarin e Presidencës në Shqipëri, Tedi Blushi. Fillimisht, analisti nga Kosova publikoi një shkrim p...