Politike

Krimi i organizuar dhe prona/ Soreca i ashpër: Lëreni trokë mafiat, sekuestrojani të gjitha, janë blloqe penguese për Shqi

8 Tetor 2020, 14:15 Nga DOSJA
Krimi i organizuar dhe prona/ Soreca i ashpër: Lëreni trokë

TIRANË– Ambasadori Luigi Soreca është treguar i ashpër në lidhje me kundërveprimin ndaj krimit të organizuar në Shqipëri, ligjit për mediat dhe pronat. Gjatë fjalës së tij në Komisionin e Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian (KKIE) ku u prezantua “Raporti Vjetor i Komisionit Europian për Shqipërinë”, Soreca tha se është mirë që Shqipëria ka marrë pjesë në operacione ndërkombëtare, por ajo që duhet bërë është sekuestrumi dhe konfiskimi i të mirave materiale të siguruara nga krimi i organizuar, në mënyrë të prerë.

Varhelyi e mirëpriti numrin në rritje të operacioneve me ndërkombëtarët kundër krimit të organizuar. Më lejoni të them se sa e rëndësishme është që Shqipëria ka marrë pjesë në shtete ndërkombëtare në ekipe hetimor. Kjo është mënyra për të ecur përpara dhe këto operacione duhet të vazhdojnë. Është e rëndësishme që sekuestrimi dhe konfiskimi i të mirave materiale të krimit të organizuar të finalizohen me anë të vendimit të formës së prerë,”- tha Soreca ndër të tjera.

Me tej, ambasadori u shpreh me kritika të forta për ligjin e pronës. Ai u shpreh se janë bërë përparime, por jo deri aty ku duhet.

Vazhdon të mbetet bllok pengues prë zhvillimin e shqipërisë. Duhet të mbrohen të drejtat e pronarëve. Ne kemi parë përpjekjet e bëra por këto duhet të forcohen,”- tha ai ndër të tjera.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike komisioni i integrimit 8 tetor 2020 luigi soreca komisioni i integrimit 8 tetor 2020 luigi soreca

Sondazh

Poll

Politike 8 Tetor 2020, 11:17

TIRANË– Analisti Baton Haxhiu është përplasur me Këshilltarin e Presidencës në Shqipëri, Tedi Blushi. Fillimisht, analisti nga Kosova publikoi një shkrim p...