Politike

Rama prezanton ndërmarrjen e re Mirëmbajtjes së Rrjetit të Gazit në Fier: Do të punësohen 36 të rinj! Balluku: Kemi mbë

8 Tetor 2020, 12:41 Nga DOSJA
Rama prezanton ndërmarrjen e re Mirëmbajtjes së Rrjetit të

FIER– Kryeministri Edi Rama ka ndaluar sot në Fier, ku ka prezantuar ndërmarrjen e re të Mirëmbajtjes së Rrjetit të Gazit. I shoqëruar dhe nga ministrja Belinda Balluku, Rama bëri me dije se kj ondërmarrje është ndërtuar me të gjitha gjitha standardet ndërkombëtare të funksionimit.

Sipas Ramës, 36 të rinj e të reja, që kanë studiuar në fushën e inxhinierisë, pritet që t’I bashkohen kësaj qëndre, e cila do të pasohet nga një e dytë në Korçë.

Ndërmarrja e re e Mirëmbajtjes së Rrjetit të Gazit, ndërtuar sipas modeleve industriale të SNAM dhe me të gjitha standardet ndërkombëtare të funksionimit.

36 të rinj e të reja, të përzgjedhur përmes një procesi transparent dhe të trainuar në Shqipëri e në Itali, do të jenë pjesë e kësaj qendre që do të pasohet nga një e dytë edhe në Korçë,”- u shpreh Rama ndër të tjera.

Më pas fjalën e morën disa prej të rinjve që kanë nisur punë në këtë ndërmarrje, duke treguar rrugnë e ndjekur dhe mënyrën e rekrutimit në punë.

Punoj prej dy vitesh në Albanian GazService. Po prisja që të gjeja punën e duhur dhe kisha aplikuar në shumë kompani. Pasi kisha bërë shumë aplikime dhe dërgova CV-në time. Pas disa ditësh mora një telefonatë dhe u paraqita. Bëra pesë intervista për një vend pune. Arrita që të përzgjidhesha dhe me 6 muaj e parë të punës jam trajnuar. Ishte një trajnim intensive. Pata fatin e madh që të trajnoheshim nga persona të kualifikuar në industrinë e gazit. Uroj që të ndjek, të njëjtën mënyrë si ata të tjerët. Është një punë shumë e bukur. Është e vështirë por unë shpresoj që të gjithë të rinjtë të përfshihen në këtë gazifikim,”– tha një nga vajza.

Jam prej 6 vitesh në kët projekt, kam bërë aplikimin në janar,”- tha një vajzë.

Quhem Kleant Saka. Mënyra e rekrutimit ka qenë e njëjtë për të gjithë kolegët. Nuk po e përsërisim sërish,”- tha një tjetër.

Fjalën më pas e mori ministrja Belinda Balluku, e cila shtoi se kjo fushë do të çohet më tej në Shqipëri, përmes investimeve.

Unë ju falenderoj. Gazi është një fushë që ka vëmendjen e Bashkimit Evropian dhe të ministrisë tonë. Përfshin të gjitha hapat dhe veprimtaritë që qeveria duhet të hedhë në fushën e gazit. Ne kemi aplikuar pranë ËBIF dhe komisioneri e tha dje në Kuvend se një nga projektet që pritet të përfshihet është ky. Përmes masterplanit do të vendosim që do të jetë e vijueshme. Energjia e rinovueshme ka edhe problematikën e të varurit nga kushtet klimaterike,”– tha Balluku, dhe më pas foli kryebashkiaku i Fierit.

Realisht kjo ndërmarrje e krijuar këtu është një sinjal dhe një mesazh pozitiv për të gjitha fushat inxhinierike. Më herët ka pasur një tkurrje të studentëve për këto degë, ndërsa vitet e fundit, situata po vjen duke u përmirësuar. Kemi një numër studentësh që vjen duke u rritur. Shembulli i këtyre të rinjve flet vetë. Kjo qendër e hapur këtu ka ngjallur interes në të gjithë zonën përreth. Hapja e kësaj ndërmarrjeje kërtu ka ngjallur interes dhe të gjitha bizneset kanë kërkuar që të investojnë. Kështu do t’i hapet rrugë investimeve,”– tha ai.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike belinda balluku edi rama rama ne fier belinda balluku edi rama rama ne fier

Sondazh

Poll

Politike 8 Tetor 2020, 11:17

TIRANË– Analisti Baton Haxhiu është përplasur me Këshilltarin e Presidencës në Shqipëri, Tedi Blushi. Fillimisht, analisti nga Kosova publikoi një shkrim p...