Politike

Progres-raporti i KE për Shqipërinë/ Luigi Soreca: Më vjen vërtet keq që ‘Kodi’ kaloi pa kompromis, asnjë progres në

8 Tetor 2020, 13:51 Nga DOSJA
Progres-raporti i KE për Shqipërinë/ Luigi Soreca: Më vjen

TIRANËDitën e sotme u mblodh Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian ku u prezantua “Raporti Vjetor i Komisionit Europian për Shqipërinë”, pjesë e së cilës ishin ambasadori i BE-së Luigi Soreca, Rudina Hajdari, Taulant Balla, dhe anëtarë të tjerë të komisionit.

Këshilli, i cili u mbajt online kishte në thelb luftën e krimit të organizuar dhe korrupsionin. Ishte Rudina Hajdari, Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit Kombëtar ajo e cila nisi mbledhjen duke falenderuar ambasadorin për praninë e tij e më pas duke prezantuar më pas projektin që ka në thelb investimin e madh prej 9 milionë euro, të cilat do të investohen dhe në Shqipëri.

Pas Hajdarit, ishte nënkryetari i Këshillit Kombëtar të Integrimit Kombëtar, Taulant Balla ai i cili në fjalën e tij u shpreh se Shqipëria e sotme nuk është aspak njësoj me atë të 6 viteve më parë e duke shtuar më tej se plani i ri përfaqëson një qasje të re ekonomike ndaj procesit të zgjerimit. Mbledhja e zhvilluar ditën e sotme sipas Ballës ishte për të përcjellë një mesazh të qartë nga Bashkimi Evropian që përpjekjet e Shqipërisë në këtë rrugëtim kompleks janë vlerësuar, dhe Shqipëria dhe shqiptarët meritojnë të ecin me hapin e rradhës atë të mbajtjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare sa më shpejt të jetë e mundur.

Në nisjen e fjalës së tij, ambasadori i BE-së, Luigi Soreca u shpreh se i vjen keq që ndryshimet kushtetuese janë miratuar pa u arritur asnjë kompromis në Këshillin Politik. Soreca shtoi se dialogu politik duhet të përmirësohej duke dhënë shembujt e ndryshimeve që u bënë në 30 korrik, dhe 5 tetor të cilat sipas tij u miratuan pa kompromis, para votimit.

Ndërsa në lidhje me kundërveprimin ndaj krimit të organizuar në Shqipëri, ligjit për mediat dhe pronat Soreca tha se është mirë që Shqipëria ka marrë pjesë në operacione ndërkombëtare, por ajo që duhet bërë është sekuestrumi dhe konfiskimi i të mirave materiale të siguruara nga krimi i organizuar, në mënyrë të prerë.

Ambasadori i BE preku dhe ligjin e medias në Shqipëri duke theksuar faktin se nuk është aspak në përputhje me atë që është vendosur në Venecia. Soreca në fund u shpreh pozitiv për të ardhmen e Shqipërisë duke thënë se ka bërë përparim të dukshëm e se duhet të vijojë dhe para zgjedhjeve.

Progres raporti u soll dje në Tiranë nga Komisioneri për Zgjerim, Oliver Vardehly, i cili u tha se vendi ynë ishte më pranë se kurrë Bashkimit Europian.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike keshilli kombetar per integrimin europian komisioni i integrimit 8 tetor 2020 luigi soreca keshilli kombetar per integrimin europian komisioni i integrimit 8 tetor 2020 luigi soreca

Sondazh

Poll

Politike 8 Tetor 2020, 11:17

TIRANË– Analisti Baton Haxhiu është përplasur me Këshilltarin e Presidencës në Shqipëri, Tedi Blushi. Fillimisht, analisti nga Kosova publikoi një shkrim p...