Aktualitet

Bum infeksionesh në shkollat e Tiranës/ Preken nga koronavirusi 2 nxënës 5 mësues dhe 2 sanitare

8 Tetor 2020, 10:34 Nga DOSJA
Bum infeksionesh në shkollat e Tiranës/ Preken nga koronavirusi 2

TIRANË- 2 nxënës, 5 mësues dhe dy sanitare janë infektuar me koronavirus në shkollat e Tiranës. Burime për Dosja.al bëjnë me një nxënës në gjimnazin ‘Teknike-Ekonomike në Tiranë është infektuar me sëmundjen vdekjeprurëse të koronavirusit ku si pasojë mësohet se ka infektuar edhe të atin.

Po ashtu burime bëjnë me dije se në shkollën ‘Pjetër Budi’ kanë kontraktuar me Covid-19 edhe dy mësues dhe një nxënës i cili vuan nga autizmi. Mësohet se arsimtaret janë karantinuar që prej ditësh, sakaq nxënësi autik besohet se e ka marrë virusin nga prindërit dhe që prej datës 1 tetor nuk është paraqitur në shkollë.

Gjithashtu është bërë e ditur se nëshkollën ‘Gustav Mayor’ është infektuar një nxënës i klasës së katërt. Ndërkohë në shkollën  9-vjeçare Emin Duraku, kanë rezultuar me covid-19 3 mmësues dhe dy sanitare të cilat po trajtohen nga mjekët e familjes në shtëpi.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Tetor 2020, 10:19

DURRËS- Policia e Durrësit ditën e sotme ka arrestuar 4 persona, ku dy prej tyre ishin shpallur në kërkim kombëtar. Sipas policisë në pranga kanë rënë shte...