Politike

I përmendi përgjimet e “BILD”, Pjerin Ndreu i kthehet gazetarit: 5 ton kanabis janë kapur në Malësinë të Madhe, ti ki

7 Tetor 2020, 20:33 Nga DOSJA
I përmendi përgjimet e “BILD”, Pjerin Ndreu i kthehet

TIRANË– Debati mes kryebashkiakut të Lezhës, Pjerin Ndreut dhe gazetarit Basir Çollaku ka vijuar në studion e “Open”.  Teksa Çollaku i përmendi përgjimet e “Bild”, ku shfaqet edhe vetë Ndreu, ky i fundit nuk e ka pritur mirë duke e sulmuar gazetarin.

Kryebashkiaku i ka përmendur rastin e kapjes së 5 tonëve me kanabis në Malësinë e Madhe në kohën kur Çollaku ishte pjesë e stafit të Ministrisë së Brendshme.

PJESË NGA BISEDA NË STUDIO:

Besar Çollaku: Nga formacionet e mia në zonën e Prezë, rrethinat e Tiranës, ka parcela kanabis, sepse pjesa e tjetër është zënë me kulla. Në rrethinat e Tiranës ka drogë sa të duash. Në rrethinat e Lezhës, ka hashash.

Pjerin Ndreu: Ai bashkë me atë që dinë informacionin, të shkojë dhe t’i sekuestrojë sasinë. Këto janë të dhënat e qytetarit digjital. Unë nuk jap siguri se nuk ka, as në Lezhë as në Tiranë e as në Vlorë. Sepse nuk jam në dijeni për këtë çështje. Por Lezha ka një strukturë të mirë dhe perfekti ka shkuar vetë në ato zonë më këmbë.

Besar Çollaku: Thash informacionet e mia. Ti je i përgjuar. Atë e keni nisur për shit-blerje votash. Je në përgjim. Kliko aty dhe gjeje veten.

Pjerin Ndreu: Përgjimi nuk është provë, por është indice.  Kur ishte zotrote në ministri zëdhënës 5 ton janë kapur në Malësinë e Madhe. Edhe unë kam të drejtë të mendoj që i ke bërë ti. Ke qenë ti funksionar. Ke qenë zëdhënës. Më lër se ti e di kush jam. 5 ton janë kapur në Malësi të Madhe atëherë. Edhe unë kam të drejtë të besoj që e ke bërë ti, kur ke punuar në Ministrinë e Brendshme. Kam të drejtë ta mendoj.

Basir Çollaku: Je i painformuar. Po unë po të ndihmoj more. Nuk janë të shëndetshme gënjeshtrat.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basir collaku pjerin ndreu basir collaku pjerin ndreu

Sondazh

Poll