Politike

Basha takohet me Varhelyi: E informova për miratimin e njëanshëm të ndryshimeve në Kodi Zgjedhor, u shkel konsensusi politi

7 Tetor 2020, 20:24 Nga DOSJA
Basha takohet me Varhelyi: E informova për miratimin e njëanshëm

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka pritur në takim në selinë blu Komisionerin për Zgjerim, Oliver Varhelyi. Basha ka ndarë detaje nga takimi ku është shprehur se ka diskutuar për reformën zgjedhore dhe e ka informuar për atë që ai e ka quajtur miratimin e njëanshëm të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Ndër të tjera, në postimin e tij Basha shkruan se i ka siguruar komisionerit se prioritet i PD-së dhe opozitës së bashkuar mbetet integrimi në BE.

REAGIMI I PLOTË:

Pata kënaqësinë të pres sot Komisionerin Europian për Zgjerimin Oliver Varhelyi. Pasi e falenderova për ndihmën e jashtëzakonshme që BE i ka dhënë Shqipërisë për përballimin e pasojave të tërmetit dhe të pandemisë e informova për situatën tejet të vështirë ekonomike dhe korrupsionin që po i varfëron gjithnjë e më shumë shqiptarët dhe po mban larg investitorët e huaj. Në këtë situatë të vështirë ndihma e BE-së është jetike për të rritur mirëqenien dhe mbështetur sipërmarrjen. Me Komisionerin e Zgjerimit diskutuam dhe për reformën zgjedhore të miratuar në mënyrë të njëanshme dhe që shembi themelet mbi të cilat u arrit marrëveshja e 5 qershorit. Gjatë bisedës i bëra të ditur zotit Varhelyi se reforma zgjedhore është ndryshuar dhe miratuar në mënyrë të njëanshme, në shkelje të Kushtetutës. PS duke e ditur se ndryshimet janë në kundërshtim me praktikat e mira të zgjedhjeve refuzoi marrjen e mendimit të OSBE/ODHIR. Për herë të parë në Shqipëri u shkelën praktikat konsensuale mbi të cilat janë kryer reformat zgjedhore deri më sot. Ky akt cënon rëndë standartin e zgjedhjeve, të cilat janë kusht i rëndësishëm për të ardhmen dhe integrimin e vendit. E sigurova Komisionierin Varhelyi se për Partinë Demokratike dhe Opozitën e Bashkuar mbetet prioritet integrimi europian i Shqipërisë dhe krijimi i mundësive për shqiptarët që të jetojnë si europianë në vendin e tyre.

Komisionieri Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë në BE, Oliver Varhelyi sjell progres raportin në Tiranë. Fjalim në Kuvend, takime me kryeministrin Edi Rama, presidentin Meta dhe kryedemokratin Basha. I qartë se kusht për çeljen e negociatave është implementimi i Reformës Zgjedhore. Sa i përket ndryshimit të Kodit Zgjedhor, ai u shpreh se ende nuk e kishte krijuar një opinion përfundimtar.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha olivér várhelyi oliver varhelyi ne tirane lulzim basha olivér várhelyi oliver varhelyi ne tirane

Sondazh

Poll