Sport

Revista “CHI” insiston: Neymar vazhdon lidhjen e fshehtë me partneren e ish-shokut të skuadrës

7 Tetor 2020, 17:44 Nga DOSJA
Revista “CHI” insiston: Neymar vazhdon lidhjen e fshehtë me

PARIS-Në muajin gusht një thashethem trazoi jo pak dhomat e zhveshjes të PSG. Sipas mediave, Neymar ka pasur një raport sekret me modelen braziliane Izabel Goulart, gjatë kohës që kjo jetonte në kryeqytetin francez.Ajo që e bën më intriguese gjithë këtë histori, është fakti se braziliania Goulart ndodhej në atë kohë në Paris për të shoqëruar të fejuarin e saj, portierin gjerman Kevin Trapp, i cili ishte shok skuadre me Neymar.

Sipas revistës italiane “CHI”, dyshja vazhdon të shoqërohet me njëri-tjetrin në Paris, ndërsa modelja kishte deklaruar më parë edhe se do të martohej me portierin 30-vjeçar gjerman, por për momentin gjithçka është shtyrë. Pavarësisht masave që janë marrë, Izabel dhe sulmuesi i PSG-së kanë darkuar së bashku në restorantin “Rebellato”, duke u ulur afër njëri-tjetrit dhe më pas janë larguar me makinë”, shkruan revista “Chi”.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport izabel goulart kevin trapp neymar psg izabel goulart kevin trapp neymar psg

Sondazh

Poll