Sport

VIDEO/ Pandemia i ndalon në stadiume, por jo në kufi, tifozët e Kosovës përcjellin lojtarët me atmosferë spektakolare

7 Tetor 2020, 13:18 Nga DOSJA
VIDEO/ Pandemia i ndalon në stadiume, por jo në kufi, tifozët e

KOSOVË-Përfaqësuesja e Kosovës ka udhëtuar paraditen e sotme drejt Maqedonisë së Veriut, ku ditën e enjte do të luajë ndeshjen më të rëndësishme të historisë së saj të shkurtër që prej themelimit, play off-in për pjesëmarrjen në Kampionatin Europian.Sfida mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut do të luhet nesër në “Tose Proeski” të Shkupit, pa praninë e tifozëve për shkak të pandemisë Covid-19, megjithatë fansat kanë karikuar maksimalisht futbollistët dardanë në rrugën drejt kryeqytetit maqedonas.

Disa qindra nxënës shkolle dhe qytetarë nga hani i Elezit kanë dalë në të dy anët e rrugës pranë doganës, duke valëvitur flamuj kuqezi, por edhe ata të shtetit të Kosovës, ndërsa një pjesë e tifo-grupit “Dardanët” ishin grumbulluar pranë kufirit me Maqedoninë për të shprehur mbështetjen ndaj futbollistëve.

Autobusi ku udhëtonin “Dardanët” u ndal para se të kalonte kufirin, ndërsa nga autobusi zbritën kreu i FFK-së Ademi dhe 4 futbollistë si Atdhe Nuhiu, Benjamin Kololli, Herolind Shala e Valon Berisha, të cilët përshëndetën tifozët në rrugë për atmosferën e krijuar.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kosova kosova

Sondazh

Poll