Sport

Koronavirusi lë pa portier Ukrainën, Shevchenko kthen në përfaqësuese mikun e tij 45-vjeç, e ka lënë futbollin prej 4 vi

7 Tetor 2020, 15:36 Nga DOSJA
Koronavirusi lë pa portier Ukrainën, Shevchenko kthen në

UKRAINË-COVID-19 lë Ukrainën pa portierë për miqësoren që është parashikuar ditën e sotme ndaj Francës në mbrëmje.Pas testeve të kryera vetëm një nga portierët e grumbulluar është i shëndetshëm, pra është negativ. Dy portierët e tjerë janë pozitiv dhe janë izoluar, duke ndjekur protokollin e UEFA-s. Në emergjencë për një portier të dytë, ish-sulmuesi i Milanit ka përfshirë në listë trajnerin e portierëve, Oleksandr Shovkovsky.

45-vjeçari e ka mbyllur karrierën e tij si profesionist në dhjetor të vitit 2016, por ka vazhduar të stërvitet në mënyrë individuale duke qëndruar në një formë shumë të mirë. Trajneri ukrainas, Andriy Shevcenko ka qënë shok skuadre në përfaqësuese me ish-portierin.

Gjithsesi ai nuk pritet të aktivizohet, vetëm në rast se portieri Georgy Bushchan rezulton pozitiv apo dëmtohet gjatë ndeshjeve. Një zgjedhje sa e çuditshme por aq edhe unike e Andriy Shevcenkos.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport oleksandr shovkovskiy shevcenko ukraina oleksandr shovkovskiy shevcenko ukraina

Sondazh

Poll