Sport

“Të mendojmë për sfidën me Kazakistanin”, Bare kërkon sa më shumë minuta me Kombëtaren:Unë vij si një lojtar më&#

7 Tetor 2020, 13:30 Nga DOSJA
“Të mendojmë për sfidën me Kazakistanin”, Bare

TIRANË-Keidi Bare ishte i pranishëm në konferencën për shtyp të kombëtares shqiptare së bashku me Rey Manajn. Mesfushori i Espanyol theksoi se Shqipëria duhet të marrë pikë të plota në dy sfidat e radhës në Ligën e Kombeve.

“Nuk kam çfarë flas me trajnerin, ai vendos çfarë bëjmë në çdo ndeshje dhe stërvitje. Me Lituaninë nuk dhamë maksimumin, ishim të shpërqendruar. Besoj se në dy ndeshjet në vijim do paraqitemi mirë dhe të fitojmë”.

“Këtu jemi të gjithë njësoj. Trajneri vendos kush luan. Nuk do të thotë gjë fakti që kam ndryshuar klub. Jam një lojtar më shumë për kombëtaren. Le të mendojmë për sfidën me Kazakistanin. Fusha do tregojë gjithçka”, u shpreh Bare.

E.Ç (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport keidi bare liga e kombeve shqiperia keidi bare liga e kombeve shqiperia

Sondazh

Poll