Sport

FOTO/ Maqedonia e Veriut luan “pisët”, ja çfarë i bëjnë futbollistëve të Kosovës në stadiumin e Shkupit

7 Tetor 2020, 19:01 Nga DOSJA

SHKUP– Situatë aspak normale para ndeshjes vendimtare Maqedoni e Veriut – Kosovë, e vlefshme për “play-off”-in e Ligës së Kombeve.“Dardanët” e trajnerit Shaland janë “provokuar” duke u lënë të stërviten pa drita në stadiumin e Shkupit.

Një situatë kjo e paprecedentë, që nuk është hasur më parë. Si të mos mjaftonin telashet e COVID-it, Kosova së fundmi ka hasur një tjetër problem jo pak i rëndësishëm që është ai i ndriçimit. Por për rreth 20 minuta, Kosova është detyruar të stërvitet në errësirë në stadiumin “Todor Proeski”, kur sipas rregullit nga UEFA, çdo skuadër mike duhet të stërvitet në kushte sa më optimale.

Kujtojmë që ndeshja e nesërme, do të zhvillohet në oran 20:45 dhe do të jetë vendimtare për sa i përket fateve të 2 përfaqësueseve.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kosova maqedonia e veriut kosova maqedonia e veriut

Sondazh

Poll