Aktualitet

Punon pa tabelë! Qytetarja publikon fotot nga Vlora: Firma Brilant po ndërton në shkelje të ligjit, IKMT-ja nuk reagon

8 Tetor 2020, 07:55 Nga DOSJA
Punon pa tabelë! Qytetarja publikon fotot nga Vlora: Firma Brilant po

VLORË– Një kompani ndërtimi ka nisur punimet në lagjen “10 korriku në Vlorë”. Përmes disa fotove, nga vendi i ngjarjes, një qytetare ka ngritur shqetësimin në redaksinë e Dosja.al teksa shkruan se kompania “Brilant”, nuk ka vendosur tabelat lajmëruese, që është rregull për çdo ndërtim.

“Ndertimi eshte në lagjen ‘10 korriku’ në Vlore. Ka nje muaj qe po punon dhe ska tabele akoma. Ndertuesi eshte firma Brilant. Kemi bere ankese tek IKMT-ja Vlorë por asnjë reagim nga ana e tyre,”- shkruan personi në fjalë, teksa dërgon edhe ankesën e bërë me foto.

Gjithashtu, në fotot e dërguara në redaksinë e Dosja.al, shihet që punimet për pallatin ka nisur. Por, duke qenë se tabelat informuese mungojnë, nuk dihet as se sa do të zgjasin punimet, apo se kur do të përfundojnë.

Gjithashtu, duke mos pasur rrethimin e duhur, ky vend mund të kthehet në rrezik për banorët e tjerë të zonës.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet brilant nderton ne shkelje te ligjit ne vlore firma brilant ndertim ne vlore vlore brilant nderton ne shkelje te ligjit ne vlore firma brilant ndertim ne vlore vlore

Sondazh

Poll