Aktualitet

Po transportonte 5 emigrantë, arrestohet 20-vjeçari në Elbasan, kundërshtoi efektivët kur ndërhynë

8 Tetor 2020, 07:07 Nga DOSJA
Po transportonte 5 emigrantë, arrestohet 20-vjeçari në Elbasan,

ELBASAN– Një 20-vjeçar me inicialet R. H., banues në Durrës, është vënë në pranga pasi akuzohet për trafik të klandestinëve. Sipas njoftimit të Policisë, i riu është kapur në fshatin Bradashesh, Elbasan, nga shërbimet e Policisë duke transportuar me mjetin furgon tip “Fiat”, 5 shtetas të huaj.

Në momentin e ndërhyrjes së Policisë, 20-vjeçari nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar dhe nga verifikimet e bëra rezultoi se pëveç trafikimit të klandestinëve, drejtonte dhe mjetin pa leje drejtimi.

Njoftimi i policisë Elbasan

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Vihet në pranga një 20-vjeçar, pasi u kap në flagrancë duke transportuar 5 shtetas të huaj nga vendet e treta. Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave të hartuar nga DVP Elbasan, për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, pas informacioneve të marra në rrugë operative se ky shtetas transportonte nga Korça, disa shtetas nga vendet e treta, me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, kapën dhe arrestuan shtetasin: R. H., 20 vjeç, banues në Durrës. Arrestim i tij u bë pasi në fshatin Bradashesh, Elbasan, u kap nga shërbimet e Policisë duke transportuar me mjetin furgon tip “Fiat”, 5 shtetas të huaj. Në momentin e ndërhyrjes së Policisë ky shtetas nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar dhe nga verifikimet e bëra rezultoni se drejtonte mjetin pa leje drejtimi. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik “.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 20 vjecari elbasan arrestohet 20 vjecari elbasan

Sondazh

Poll