Aktualitet

EMRI + DETAJE/ Vdekja e Mariglen Devës në Borizanë, arrestohet Flogert Vogli që e shoqëronte, po ruhet nga efektivët tek T

8 Tetor 2020, 06:39 Nga DOSJA
EMRI + DETAJE/ Vdekja e Mariglen Devës në Borizanë, arrestohet

TIRANË– Flogert Vogli, i riu që mbeti i plagosur rëndë në aksidentin e ndodhur një ditë më parë në Borizanë është arrestuar nga Policia e Shtetit. Ai po mbahet nën vëzhgim nga efektivët, në spitalin e Traumës, ku dhe ndodhet i shtruar e po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Gjithashtu mësohet se një tjetër emër ka dalë në skenë, i cili është shpallur në kërkim. Alfons Leka, banues në Borizanë po kërkohet nga policia, pasi akuzohet se ka marrë pjesë në skemën e grabitjes ku u përfshinë dy të rinjtë, Mariglen Deva, i njohur si Geni i bandës së makinave që mbeti i vdekur dhe Flogert Vogli.

Leka, kishte marrë me qira një automjet të llojit “Wolkswagen Golf 5” me targa “AA021YM” dhe me këtë makinë, ka shoqëruar Devën e Voglin, për në vendin ku kishin planifikuar të grabisnin mjetin “Audi”, me të cilin u aksidentuan. Makina e marrë me qira është sekuestruar në kuadër të provës materiale, brenda të cilës janë gjetur: një telefon, mjete të forta leva, varre, doreza.

Këto sende, do t’u nënshtrohen një ekspertize për të parë nëse kanë shenja gishtash të të rinjve të përfshirëve apo të personave të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë ngjarje.

Gjithashtu, edhe pse i aksidentuar, automjeti tip Audi A3, me dy targa AA603IG dhe AA593XF, është sekuestruar për të ndjekur të njëjtën procedura si me mjetin tjetër. Kjo makinë rezultoi se ishte vjedhur në Milot.

Aksidenti i rëndë ndodhi një ditë më parë. Mariglen Deva, i maskuar dhe me doreza, bashkë me Flogert Voglin, u aksidentuan. Të dy, të përgatitur për një grabitje, po ecnin me një automjet të vjedhur të llojit “Audi A3”. Ata u pikasën nga Policia e Shtetit dhe për t’ja mbathur rritën shpejtësinë e mjetit. Si pasojë, makina doli nga rruga në Borizanë, u përplas me bordurën dhe Deva vdiq. Vogli u shtrua në spitalin e Traumës ku po mbahet nën vëzhgim.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident i rëndë në fushë-krujë humb jetën 26-vjeçari në fushë-krujë mariglen deva aksident i rëndë në fushë-krujë humb jetën 26-vjeçari në fushë-krujë mariglen deva

Sondazh

Poll