Aktualitet

Dita e 11-të e grevës së urisë/ Vetëflijohen naftëtarët e Ballshit, s’lejojnë askënd që të futet në ambientet e ng

8 Tetor 2020, 07:51 Nga DOSJA
Dita e 11-të e grevës së urisë/ Vetëflijohen

BALLSH- Naftëtarët e Ballshit ndodhen sot në ditën e 11-të të grevës së urisë. Ata sot kanë marrë një vendim të ri duke mos lejuar askënd që të futet në ambientet e ngujimit. Mësohet se naftëtarët e kanë mbyllur derën dhe nuk lejojnë asnjë person që të futet brenda. Ndërkohë ata shprehen se nuk do të dorëzohen, por do të qëndrojnë deri në fund, edhe pse gjendja e tyre shëndetësore është rënduar.

“Nuk do të futet askush brenda, do të vetëflijohemi. Nga kjo grevë do dalim, kur të na nxjerrin me barela. Nuk do të pranojmë asnjë ndihmë mjekësore. Deri më tani nuk ka asnjë reagim zyrtar. Këtu s’ka show, do fikim telefonat dhe as ujë nuk do pimë”, është shprehur Sokol Dautaj, kreu i Sindikatës së Naftëtarëve.

Naftëtarët e Ballshit kanë disa muaj që protestojnë për të marrë pagat e tyre, por zëri i tyre nuk është dëgjuar dhe kështu morën aktin ekstrem. 3 prej tyre, përfshirë edhe kreun e Sindikatës, ndodhen në gjendje të rëndë. Madje dje, një prej tyre u nis me urgjencë drejt spitalit.

Pas mbylljes së rafinerisë që administrohet nga “Tosk Energji”, janë më shumë se 800 punëtorë që kanë mbetur pa punë. Disa javë më parë ata protestuan edhe para ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe kërkuan takim me ministren Balluku, por kjo e fundit nuk i priti në zyrë. Sakaq, dy ditë më parë nafëtarët u vizituan nga kreu i PD-së, Lulzim Basha, i cili i bërë thirrje shtetit që t’u japë pagat naftëtarëve.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet greva e urise e naftetareve greva e urise e naftetareve

Sondazh

Poll