Aktualitet

Dëmtohet sistemi i transmetimit/ 8 qytete në Shqipëri pa energji elektrike, ankohen qytetarët e Golemit: Prej një muaj na n

8 Tetor 2020, 07:22 Nga DOSJA
Dëmtohet sistemi i transmetimit/ 8 qytete në Shqipëri pa energji

DURRËS- Në 8 qytete të Shqipërisë ka ndërprerje të energjisë elektrike. OSHEE njofon se ditën e sotme qytetet si Durrësi, Fieri, Vlora, Gjirokastra, Saranda, Përmeti, Kavaja dhe Lushnja, kanë mbetur pa drita.

Sipas OSHEE-së kjo situatë është për shkak të një dëmitimi teknik që ka ndodhur në sistemin e transmetimit të OST.

Ndërkohë, për më shumë se një muaj, energjia elektrike ndërpritet herë pas here në Golem të Durrësit. Qytetarët dhe pushuesit ankohen se gjatë ditës ndërpritet shpesh energjia elektrike dhe kjo ka ndikuar edhe në turizëm.

Këta të fundit shprehen se nuk kanë marrë asnjë njoftim nga OST për këto ndërprerje dhe se nuk kanë informacion se kur do të zgjidhet ky problem. Nuk dihet ende nëse këto ndërprerje të energjisë vijnë nga ndonjë defekt teknik, apo nga ndonjë ndërhyrje në sistem.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet qytetarët në golem pa drita qytetarët në golem pa drita

Sondazh

Poll