Aktualitet

“Arrestohet ai polici në të sëmës”/ Gazetarët ‘shpërthejnë’ në studio, Anila Hoxha: Ngjarja e Malësisë së Mad

8 Tetor 2020, 07:22 Nga DOSJA
“Arrestohet ai polici në të sëmës”/

TIRANË– Tre gazetarët e kronikës janë shprehur se Policia e Shtetit po kërkon në tym për tre të rinjtë e zhdukur në Malësinë e Madhe, pasi nuk ka asnjë lloj informacioni. Të ftuar në studion e “Open”, Anila Hoxha, Basir Çollaku dhe Juli Kasapi deklaruan se kanabisi po sundon vendin.

Me informacionet që kam unë është kultivuar në 12 qarqe të vendit. Ne arresojm policin e thjeshtë atje në të sëmës dhe për drejtuesit e lartë skemi këllqe për ta arrestuar. Zyrtarin e OFL-së e arrestoi Gjermania, ne nuk mundëm ta arrestonim,”- tha Çollaku.

“Shkrodra është një bombë me sahat dhe siç duket policia nuk ka fare kontroll mbi zonën e Shkodrës. Shkodra ka disa grupe të strukturuara kriminale që kanë marrë kontrollin mbi zonat e Shkodrës,”- tha Kasapi.

Sipas burimeve nga Prokuroria ngjarja është regjistruar si vrasje me paramendim. Konflikti ka ndodhur për prishjen e pazareve të drogës. Policia kërkimet po i zhvillon në tym. Kjo sepse policia nuk ka informacione të sakta se ku mund të -jenë personat e zhdukur,”- është shprehur Anila Hoxha.

Vilson Pal Çutaj, banues në fshatin Bajzë, Klement Nush Pepaj dhe Danjel Rrok Pepaj, të dy banues në Vrith, janë larguar pa gjurmë dhe prej tre ditësh, familjarët e tyre nuk dinë asgjë për ta. Tre të rinjtë kanë pasur konflikte për kanabisin, konkretisht, Vilsoni akuzonte Danielin se i kishte vjedhur 50 kg kanabis. Ai ka kërkuar ndihmën e Klementit dhe të dy bashkë e kanë rrahur ‘hajdutin’.

Danieli, mendohet t’i ketë vrarë në shenjë hakmarrjeje dhe të jetë larguar drejt Malit të Zi. Babai i Klementit kërkoi ndihmë nga shteti. Bashkë të shoqen ai kërkoi që dy djemtë e zhdukur të kthehen në shtëpi, edhe pse të vdekur. Ndërsa i ati i Danielit, akuzoi dy të tjerët se i kanë dhunuar djalin.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anila oxha basir collaku jul kasapi tre te vdekurit ne shkoder anila oxha basir collaku jul kasapi tre te vdekurit ne shkoder

Sondazh

Poll