Aktualitet

Reshjet e shiut sot do të jenë të pakta, do mbizotërojë një mot me kthjellime dhe vranësira (HARTA)

8 Tetor 2020, 06:33 Nga DOSJA
Reshjet e shiut sot do të jenë të pakta, do mbizotërojë

SHQIPËRI- Ditën e sotme do të mbizotërojë një mot me kthjellime dhe vranësira, por herë pas here do të ketë edhe shira afat-shkurtër. Meteoalb parashikon se gjatë pasdites dhe mbrëmjes moti do të përmirësohet ndjeshëm. Ndërkohë temperaturat do të luhaten nga 6 deri në 24 gradë.

Parashikimi: 

Deri në mesditë moti do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira të herë pas-herëshme, të cilat pësojnë zhvillim dhe sjellin shira afat-shkurtër. Por pasditja dhe mbrëmja përmirësojnë ndjeshëm kushtet atmosferike në vend duke ri-kthyer kthjellimet. Temperaturat e ajrit ulen sërisht në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 24°C. Era do fryjë mesatare dhe  e fortë e duke arritur shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar dallgëzim 4 ballë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti 8 tetor 2020 moti 8 tetor 2020

Sondazh

Poll