Aktualitet

Shpërthim me tritol në Durrës, dëmtohet banesa në Fllakë, shoqërohen disa persona

8 Tetor 2020, 06:03 Nga DOSJA
Shpërthim me tritol në Durrës, dëmtohet banesa në

DURRËS– Një shpërthim me tritol ka tronditur zonën e Fllakës në Durrës, mëngjesin e sotëm. Sipas njoftimit të Policisë së Durrësit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:35 të mëngjesit të sotëm.

Persona, ende të paidentifikuar kanë vendosur lëndë plasëse (tritol) në pjesën e jashtë të një banese që rezulton në pronësi të personit të identifikuar si Bajram Dranxhi, familja e të cilit prej më shumë se 28-vitesh jeton në Itali. Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale, pasi aktualisht në atë shtëpi nuk banon askush. 

Nuk dihet nëse ky tritol është vendosur në shenjë paralajmërimi për pronarin e kësaj banesë në Fllakë, si pasojë e ndonjë konflikti që ai vetë mund të ketë pasur. Gjithsesi, policia ka shoqëruar disa persona për ngjarjen në fjalë. Janë sekuestruar kamerat e sigurisë të zonave përreth, në mënyrë që të zbardhet ngjarja. 

Durrës/Informacion paraprak: Më datë 08.10.2020, rreth orës 05:35, në pjesën e jashtme të banesës së shtetasit B.N.,(e pabanueshme), në Fllakë, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, nga e cila ka vetëm dëme të vogla materiale. Janë shoqëruar në ambientet e Policisë  disa persona të dyshuar për këtë ngjarje. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet tritol ne fllake te durresit tritol ne fllake te durresit

Sondazh

Poll