Aktualitet

Lëkundjet sizmike “shkundin” Durrësin/ Ministria e Mbrojtjes: Tërmeti me magnitudë 4.0 goditi Gjirin e Lalzit, u pasua n

8 Tetor 2020, 05:27 Nga DOSJA
Lëkundjet sizmike “shkundin” Durrësin/ Ministria e

SHQIPËRI- Rikthehen lëkundjet sizmike në vend. Ministria e Mbrojtjes bën me dije se në orën 00:13 të mëngjesit të sotëm është regjistruar një tjetër tërmet me magnitudë 4.0 i shkallës Rihter, në Gjirin e Lalzit.

Sipas ministrisë, ky tërmet është pasuar nga nga 42 pasgoditje, më e madhja me magnitudë 3.5 të shkallës Rihter. Nuk raportohet për dëme materiale.

“Në orën 00:13 ështe regjistruar një termet me madhësi 4.0 në det, përballë Gjirit të Lalzit. Është pasuar nga 42 pasgoditje, më e madhja 3.5. Nuk raportohen deme.”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Sakaq, mbrëmë, në orën 22:13 tërmeti me magnitudë 4.9 të shkallës rihter goditi Shqipërinë e Mesme. Sipas EMSC, faqes së njohur që raporton lëkundjet sizmike, tërmeti e kishte epiqendrën në detin Adriatik, 44 kilomentra larg Tiranës dhe 21 kilometra larg Durrësit.

Tërmetet:

Por lëkundjet vijuan. Pak minuta më vonë, në orën 22:25, u ndjenë lëkundjet e tërmetit me magnitudë 3.2, i cili kishte epiqendrën në Detin Adriatik, me një thellësi 8 km. Sakaq, në orën 23:44 një tjetër tërmet me magnitudë 4.2 i shkallës rihter goditi Durrësin. Ky tërmet ishte 39 km larg Tiranës dhe 23 km larg Durrësit. Të gjithë qytetarët e Durrësit, Tiranës dhe zonave përreth u alarmuan, por fatmirësisht nuk pati dëme materiale, apo persona të lënduar.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet tërmet në gjirin e lalzit termet ne shqiperi tërmet në gjirin e lalzit termet ne shqiperi

Sondazh

Poll