Aktualitet

Vrau shqiptarin 11 vite më parë në Greqi, arrestohet në Kakavijë 44-vjeçari

16 Prill 2019, 14:40 Nga DOSJA
Vrau shqiptarin 11 vite më parë në Greqi, arrestohet në

KAKAVIJË– Një 44-vjeçar i shpallur në kërkim për vrasje është vënë në pranga nga polciia kufitare Kakavijë. Sipas informacionit paraprak, mësohet se shtetasi i arrestuar është 44-vjeçari me inicialet A. H..

Ai dyshohet se në vitin 2008 ka vrarë shtetasin F.K.(shtetas shqiptar), në shtetin Grek. Ndërsa në vitin 2016, Gjyakata e Rrethit Gjyqësor Fier, ka vendosur  masën e sigurisë “Arrest në burg” për të arrestuarin e sotëm, për veprën penale  “Vrasje e kryer në bashkëpunim”

Njoftimi i policisë Kakavijë

Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Vrasje e kryer në bashkëpunim”.

Shërbimet e Policisë Kufitare  në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije,  gjatë përpunimit të dokumentacionit  dhe  verifikimeve të kryera  në bashkëpunim me Interpol Tirana, Drejtorinë Vendore të Policisë Fier,  si dhe  nga  të dhënat në sistemin “TIMS”, ndaluan  shtetasin A.H., 44 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas ishte kthyer  “Deportiv”  nga pala Greke  dhe rezultonte  i shpallur në kërkim.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, në Tetor të vitit 2016  ka vendosur  masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale  “Vrasje e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 76-25 i Kodit Penal, pasi dyshohet se shtetasi A.H., në vitin 2008 ka vrarë shtetasin F.K.(shtetas shqiptar), ngjarje e cila  ka ndodhur në shtetin Grek.

Shtetasi i lartpërmendur iu dorëzua Drejtorisë Vendore të Policisë Fier për veprime të mëtejshme.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 44 vjecari i shpallur ne kerkim per vrasje vrau shqiptarin ne greqi arrestohet 44 vjecari i shpallur ne kerkim per vrasje vrau shqiptarin ne greqi

Sondazh

Poll