Aktualitet

U kapën me kokainë, Gjykata lë në burg menaxherin e Çapjave dhe 4 të tjerë

16 Prill 2019, 14:56 Nga DOSJA
U kapën me kokainë, Gjykata lë në burg menaxherin e

TIRANË- Gjykata ka lënë në burg 5 nga 6 të arrestuarit në kuadër të një operacioni nga Policia, ku u sekestrua kokianë. Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”, Klaudjo Faik Trungu, Agron Ali Qafa, Skender Ilir Pellumbi, Lorencio Ardian Gjini, Klajdi Ndue Gjeci. Ndërsa për Lavdosh Iljaz Demaj është vendosur masa e sigurisë”detyrim paraqitje”. 

Ky grup shpërndante kokainë në Elbasan, Tiranë dhe Fier dhe dyshohet se ishin përfshirë në disa ngjarje kriminale në vend. Në këtë operacion, u ndalua Armand Shpëtim Llapo dhe dy femra me inicialet O. O. O dhe A. A. F,. po hetohen në gjendje të lirë.

Po kush janë pjesëtarët e grupit?

Klaudio Trungu është menaxheri i lokalit të njërit prej anënatrëve të fisit Çapja në Elbasan, Bledar Muçës. Bëhet fjalë për një lokal lukzos në qendër të Elbasanit. Trungu përveçse merrej me shitjen e kokainës në lokalin “My Brother” në Elbasan, që është në pronësi të Bledar Muçës, gjithashtu ishte pjesë aktive e grupit kriminal që vepronin në këtë qytet.

Bledar Muça është arrestuar disa herë në Elbasan, i akuzuar për ngjarje të rënda kriminale, por vijon ende të jetë i lirë. Klajdi Gjeçi gjithashtu është një emër i njohur, pasi ka qënë i dënuar më parë dhe njihet për miqësinë që ka me Emiljano Shullazin.

Lavdosh Demaj ka në pronësi një lokal në lagjen Shënkoll, ku edhe është bërë shkëmbimi i kokainës. Gjithashtu Lavdosh Demaj ka qenë i dënuar edhe më parë për trafik droge. Po të njëjtat burime bëjnë me dije se ky grup, i drejtuar nga Qafa, ishe nën vëzhgim prej katër muajsh dhe se gjatë kësaj periudhë policia ka mjaftueshëm prova, foto dhe përgjime që i implikojnë.

Gjatë operacionit ‘Shën Kolli’, për të cilin Policia e Shtetit publikoi edhe një video nga arrestimi, u sekuestruan 1.5 kg kokainë. Të arrestuarit akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin kokainë në të Tiranë dhe Elbasan.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet agron qafa akender pellumbi grupi i kokaines klaudio trungu lavdosh demaj miku i shullazit operacioni ne shenkoll agron qafa akender pellumbi grupi i kokaines klaudio trungu lavdosh demaj miku i shullazit operacioni ne shenkoll

Sondazh

Poll