Aktualitet

Gjermania dhuron 200 mijë euro makina për policinë shqiptare, Lleshaj: Përforcuam luftën kundër krimit

16 Prill 2019, 14:12 Nga DOSJA
Gjermania dhuron 200 mijë euro makina për policinë shqiptare,

TIRANË– Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Suzan Schutz nënshkroi një protokoll në prani të ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj për dhurimin e automjeteve men jë vlerë prej 200 mijë eurosh, për policinë shqiptare.

Pas këtij takimi, ministri Lleshaj theskoi se nënshkrimi i këtij protokolli mes Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe  Ambasadores së Republikës Federale të Gjermanisë, tregon bashkimin e dy vendeve për luftën kundër krimit të organizuar.

Kam kënaqësinë që pata mundësinë të pres Ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë, me të cilën takohem në harkun e pak javëve, për herë të dytë në mjediset e Policisë së Shtetit. Sot jemi tek Task Forca Speciale ku sapo nënshkruam një protokoll për marrjen e një ndihme të konsiderueshme, e cila i adresohet Task Forcës “Forca  e Ligjit”, pra i adresohet luftës kundër krimit të organizuar. Ndërkohë që para pak javësh, ne patëm mundësinë që të mirëpresim një paketë tjetër të rëndësishme ndihme që i adresohej kufirit.

Me këtë rast falënderoj Ambasadoren, falënderoj Policinë gjermane, Qeverinë gjermane për mbështetjen e vazhdueshme, një mbështetje, e cila i adresohet forcimit të parametrave të luftës kundër krimit të organizuar, i cili është parakusht i  rëndësishëm për të përshpejtuar ecjen e Shqipërisë drejt hapjes së negociatave me BE,”- u shpreh Lleshaj.

Më lejoni dhe mua të shpreh kënaqësinë time, për të theksuar atë çka sapo tha z. Ministër. Sot patëm mundësinë për të dhënë një ndihmë në pajisje, me vlerë të përgjithshme prej 200 mijë eurosh, e cila tregon edhe njëherë në mënyrë simbolike, bashkëpunimin mjaft të mirë që ekziston mes dy vendeve tona, e që në të ardhmen do të konsolidohet edhe më tej,”– tha më tej Ambasadorja e Gjermanisë Suzan Schutz.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ardi veliu sander lleshaj suzan schutz ardi veliu sander lleshaj suzan schutz

Sondazh

Poll