Aktualitet

Në krah të Pandeli Majkos, Bashkim Shehu flet për vizitën e Ramës: Kur nuk ke ftesë si mund të presësh shirta

16 Prill 2019, 14:54 Nga DOSJA
Në krah të Pandeli Majkos, Bashkim Shehu flet për vizitën e

KUKËS- Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu, tha ditën e sotme se nuk ka pasur asnjë ftesë nga Kryeministri Edi Rama, për të marrë pjesë në inaugurimin e nisjes së punimeve të rikonstruksionit të aeroportit të Kukësit. 

I pranishëm në aktivitetet që Kukësi ka zhvilluar sot për nder të “Eskodit ’99” të shqiptarëve të Kosovës, (Lexo këtu) Bashkim Shehu i pyetur nga gazetari i Dosja.al Bekim Bici, se a duhet të kishte një ftesë në shtëpinë e tij, tha: “Nuk jep leje kryetari i Bashkisë për aktivitete që jepen nga Këshilli Kombëtar i Territorit”.

Intervista e shkurtër:

Z.Kryetar i Bashkisë së Kukësit, përse nuk e pritët Kryeministrin?

Bashkim Shehu: I kam shpjeguar arsyet përse nuk e kam pritur.

A e dini që ligji parashikon që kryetari i Bashkisë pret shiritet ceremoniale së bashku me Kryeministrin?

Bashkim Shehu: Cili ligj? Kur nuk ke ftesë, si duhet të presësh shiritat mor burrë.

A duhet të keni ftesë në shtëpinë tuaj?

Bashkim Shehu: Nuk jep leje kryetari i Bashkisë për aktivitete që jepen nga Këshilli Kombëtar i Territorit.

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë në Kukës më 5 Prill, ku u konfirmuar Safet Gjici si kandidat për kryetar Bashkie nga radhët e PS dhe u inauguruan fillimet e punimeve në aeroportin e Kukësit. Në këtë vizitë, Rama u detyrua që të shkonte me helikopter, pasi protestuesit kuksianë i bllokuan rrugën. (Lexo këtu)

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bashkim shehu edi rama eksodi 99 rama ne kukes bashkim shehu edi rama eksodi 99 rama ne kukes

Sondazh

Poll