Aktualitet

“Për mëkatarët”, çfarë parashikoi Notradamusi 500 vjet më parë për djegien e “Notre Dame”

16 Prill 2019, 14:23 Nga DOSJA
“Për mëkatarët”, çfarë parashikoi

Profeti francez Notradamus, mesa duket e ka parashikuar 500 vite më parë se katedralja “Note Dame” do të digjej. Në një letër të shkruar 500 vite më parë thuhet se “Zonja Jonë” do të digjet për mëkatarët.

“…Zonja jonë do të qajë për të gjithë ne dhe do të shkëlqejë në distancë…Me ardhjen e pranverës një Kishë e të gjitha kohërave do të digjet për mëkatarët…,”- shkruhet në letër që mendohet të jetë parashikuar nga Nostradamus.

15 prilli rezultoi fatal për katedralen “Notre Dame”, e cila u përfshi nga flakët dhe një pjesë e mirë e  saj përfundoi e shkrumbuar.

Zjarri nisi nga një papafingo e katedrales, megjithatë ende nuk dihen shkaqet e vërteta të zjarrit. Ajo që ra e para ishte kupola e katedrales, e cila shtoi edhe më shumë flakët. Kupola e katedrales ishte 93 metra e lartë dhe konsiderohej ndryshe si simboli i qytetit të Parisit. Kohët e fundit, Katedraleja po i nënshtrohej një rikonstruksioni që kushton 11 milionë dollarë ndërsa punimet e rinovimit pritet të përfundojnë rreth vitit 2022.(Lexo këtu)

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet notradamus shkrumbohet notre dame zjarr në paris notradamus shkrumbohet notre dame zjarr në paris

Sondazh

Poll