Politike

Meta zbulon se çfarë u tha gjatë takimit me komisionerin Varhelyi, del garant pë ’25 prillin’: Zgjidhja do të vijë nga

7 Tetor 2020, 18:43 Nga DOSJA
Meta zbulon se çfarë u tha gjatë takimit me komisionerin

TIRANE– Presidenti i vendit, Ilir Meta ka zbuluar detajet e takimit që zhvilloi ditën e sotme me komisionerin për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Oliver Varhelyi. Takimi i zhvilluar në ambientet e presidencës ka pasur si çështje kryesore ndryshimet që janë bërë në Kodin Zgjedhor, të cilin presidenti tha se do e rikthejë sërish në Kuvend për rishqyrtim.

Sipas Metës, ai e siguroi Varhelyi se, çdo zgjidhje do të vijë nga populli shqiptar, ndërsa shton se 25 Prilli do të jetë një referendum popullor.

Postimi i Ilir Metës:

Kënaqësi të takohesha me Komisionerin për Politikën e Fqinjësisë Europiane dhe Negociatat e Zgjerimit, z. Oliver Varhelyi. E falenderova për të gjitha përpjekjet e tij dhe të institucioneve europiane për të mbështetur integrimin europian të Shqipërisë. Duke u ndalur tek reforma zgjedhore, përcaktuar si kusht themelor për nisjen e negociatave të anëtarësimit, e informova Komisionerin se do të rikthej për rishqyrtim në Kuvend ndryshimet e njëanshme të Kodit Zgjedhor. Duke mirëkuptuar kërkesën dashamirëse të Grupit të PPE në Parlamentin Europian për t’i dhënë edhe një mundësi Kuvendit një-partiak të tërhiqet nga minimi i procesit zgjedhor, me pasoja të rënda e afatgjata ndaj integrimit europian të Shqipërisë, uroj që pushteti të kthehet tek Marrëveshja konsensuale e 5 Qershorit. E garantova Komisionerin Varhelyi se çdo zgjidhje do të vijë nga populli shqiptar. 25 Prilli do të jetë një referendum popullor që do t’u japë përgjigjen e merituar të gjithëve atyre që tentojnë të luajnë me të ardhmen europiane të vendit.

Komisionieri Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë në BE, Oliver Varhelyi sjell progres raportin në Tiranë. Fjalim në Kuvend, takime me kryeministrin Edi Rama, presidentin Meta dhe kryedemokratin Basha. I qartë se kusht për çeljen e negociatave është implementimi i Reformës Zgjedhore. Sa i përket ndryshimit të Kodit Zgjedhor, ai u shpreh se ende nuk e kishte krijuar një opinion përfundimtar.

(a.b./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta olivér várhelyi ilir meta olivér várhelyi

Sondazh

Poll