Aktualitet

Banka e Shqipërisë përkeqëson vlerësimin për ekonominë, Sejko: Norma bazë e interesit e pandryshuar

7 Tetor 2020, 18:38 Nga DOSJA
Banka e Shqipërisë përkeqëson vlerësimin për

TIRANE-Edhe Banka e Shqipërisë ka përkeqësuar vlerësimin për rritjen ekonomike të vendit tonë për këtë vit. Guvernatori Gent Sejko tha se në projeksionet aktuale, ky vit do të mbyllet me një recesion 7.6%, ndërsa edhe gjysma e dytë e vitit do të ketë një zhvillim ekonomik në territor negativ, për të nisur ringritjen në vitin 2021.

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës Qëndrore e sheh situatën e pandemisë si një nga sfidat më të mëdha në ekonomi gjatë dekadave të fundit, e mbuluar nga pasiguri të shumta. Pavarësisht kësaj situate, norma bazë e interesit të lekut do të vazhdojë të mbetet në nivelin 0.5%, me synimin për ta lehtësuar më tej në të ardhmen.

Guverantori i konsideroi si të domosdoshme nismat e qeverisë për uljen e taksave të biznesit në këto kushte, ndërsa tha se pas përfundimit të pandemisë duhet të punohet për uljen e borxhit publik.

Në vlerësimet e Bankës së Shqipërisë, sektori bankar është i qëndrueshëm dhe u ka rezistuar goditjeve, ndërsa kredia e re ka shënuar rritje edhe në periudhën e pandemisë.

Marre nga: TVKlan

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet banka e shqipërisë banka e shqipërisë

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Tetor 2020, 14:53

TIRANË– Mariglen Deva është 26-vjeçari që humbi jetën ditën e sotme në aksidentin e ndodhur në Borizanë në aksin rrugor Fushë Krujë-Kurbin. I riu, m...

Aktualitet 7 Tetor 2020, 14:09

SHQIPËRI-  Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ditën e sotme kanë hedhur një hap të  përpara drejt Shengenit Ballkanik. Ministrat e Bujqësisë të të dy vendeve...

Aktualitet 7 Tetor 2020, 14:01

SHQIPËRI– 407 viktima,  5208 të infektuar aktivë dhe 9115  të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri, që nga fillimi i pandemisë. Ministria e Shë...