Aktualitet

7 Tetor 2020, 14:01 Nga DOSJA

SHQIPËRI– 407 viktima,  5208 të infektuar aktivë dhe 9115  të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri, që nga fillimi i pandemisë. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se katër persona të tjerë, kanë humbur jetën nga Covid-19 duke bërë që numri i viktimave të shkojë në 407. Një 47-vjeçar nga Tirana, një 68- vjeçare nga Kavaja, një 72 -vjeçar nga Shkodra, një 75-vjeçar nga Korça, nuk kanë mundur dot që t’i mbijetojnë virusit Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 914 testime për të dyshuar të prekur nga COVID-19, dhe janë identifikuar 162 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 63 të prekur në Tiranë, 16 raste në Korçë, 10 raste në Durrës, 9 raste në Shkodër, 6 raste në Kavajë, 5 raste në Fier, Lezhë, Vlorë, Pogradec, 4 raste në Kuçovë, 3 raste në Lushnje, Berat, Mallakastër, Gramsh, 2 raste në Krujë, Devoll, Elbasan, Kukës, Dibër, 1 rast në Has, Pukë, Librazhd, Gjirokastër, Përmet, Sarandë, Ura Vajgurore, Përrenjas, Roskovec, Kolonjë, Shijak, Skrapar.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 231 pacientë, 17 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar. Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit të shëruar rezultojnë 150 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 9115 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet gjithë qytetarëve të mos e ulin asnjë moment vigjilencën në zbatimin e rregullave të higjienës, distancimit fizik dhe vendosjen e maskës mbrojtëse. Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (7 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 162

Të shëruar ne 24 orë 150

Humbje jete në 24 orë 4

Testime ditore 914

Testime totale 94,840

Raste pozitive 14,730

Raste të shëruara 9115

Raste Aktive 5208

Humbje jete 407

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2711

Durrës 563

Shkodër 393

Lezhë 256

Korçë 253

Elbasan 226

Fier 225

Vlorë 185

Kukës 139

Berat 125

Dibër 77

Gjirokastër 55

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi ministria e shendetesie koronavirusi ne shqiperi ministria e shendetesie

Sondazh

Poll