Aktualitet

Protestë para burgut të Peqinit/ Të burgosurit në qeli: Po na dhunojnë të drejtat e njeriut

7 Tetor 2020, 15:07 Nga DOSJA
Protestë para burgut të Peqinit/ Të burgosurit në qeli: Po

PEQIN-Familjarët e të dënuarve janë bashkuar sot me protestën e tyre duke qëndruar jashtë ambienteve të këtij institucioni në një protestë paqësore por të pandalshme siç kanë deklaruar ata.

Familjarët mbështesin plotësisht kërkesat e të dënuarve ndërsa deklarojnë se të gjitha dënimet janë dhënë nga ajo gjykatë e korruptuar, përfaqësuesit e së cilës po shkarkohen dita ditës nga Vetingu.

Me gjithë përpjekjet përfaqësuesve të zyrës juridike të burgut për të negociuar me familjarët asnjë prej tyre nuk ka pranuar të hyjë brenda ambienteve të burgut.

Përfaqësuesi i zyrës juridike nuk pranon që në ambientet e burgut ka grevë. Ai e cilëson thjesht refuzim ushqimi.

Taulant Balliu e Nikolin Topalli përmes telefonave të familjarëve të tyre kanë kontaktuar me Top Channel ku kanë deklaruar se 250 e të dënuarve janë në grevë urie prej një jave ndërsa kërkojnë takim me avokatin e popullit.

Të dënuarit e burgut të Peqinit i kanë paraqitur institucioneve një listë me 13 kërkesa të mbështetura në ligjet shqiptare dhe praktikat ndërkombëtare. Midis tyre ata kanë kërkuar amnisti gjithëpërfshirëse 5-vjeçare për të gjithë, konvertimin e burgimit të përjetshëm në 25 vite burg, heqjen e dënimit për telefon si dhe kanë kërkuar shkarkimin e drejtorit të Përgjithshëm të burgjeve.


 

Marrë nga TopChannel

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet peqin protesta e te burgosurve ne peqin peqin protesta e te burgosurve ne peqin

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Tetor 2020, 14:53

TIRANË– Mariglen Deva është 26-vjeçari që humbi jetën ditën e sotme në aksidentin e ndodhur në Borizanë në aksin rrugor Fushë Krujë-Kurbin. I riu, m...

Aktualitet 7 Tetor 2020, 14:09

SHQIPËRI-  Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ditën e sotme kanë hedhur një hap të  përpara drejt Shengenit Ballkanik. Ministrat e Bujqësisë të të dy vendeve...

Aktualitet 7 Tetor 2020, 14:01

SHQIPËRI– 407 viktima,  5208 të infektuar aktivë dhe 9115  të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri, që nga fillimi i pandemisë. Ministria e Shë...