Aktualitet

Familjarët në mbështetje të burgosurve, protestojnë para ambienteve të burgut të Peqinit

7 Tetor 2020, 13:42 Nga DOSJA
Familjarët në mbështetje të burgosurve, protestojnë

PEQIN– Familjarët e të burgosurve të burgut të Peqinit kanë dalë në protestë ditën e sotme në ambientet e jashtme të institucionit.

Të afërmit e tyre iu janë bashkuar të burgosurve në protestën e nisur ditë më parë për shkak të ndalimit të vizitave që është bërë pas daljes së aktit normativ. Policët i kanë shpjeguar se ata duhet të kenë një përfaqësues të tyrin për të paraqituar ankesat që kanë në institucion.

Të bugosurit e Peqinit kanë protestuar dhe për ushqimin dhe higjienën në institucionet e vuajtjes së dënimit pasi sipas tyre janë skandaloze ndërsa kanë njoftuar se janë kërcënuar me transferim apo izolim, nëse bënin publike pretendimet e tyre.

Pavarësisht protestave dhe grevave të urise, Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Burgjeve nuk ka reaguar në lidhje me kryengritjen e tyre.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet greva e urise e te burgosurve te peqinit proteste ne burgun e peqinit greva e urise e te burgosurve te peqinit proteste ne burgun e peqinit

Sondazh

Poll