Aktualitet

Kastro Zizo kalon me PS-në, shfaqet krah Veliajt dhe Sadri Abazit në fushatën elektorale

7 Tetor 2020, 18:06 Nga DOSJA
Kastro Zizo kalon me PS-në, shfaqet krah Veliajt dhe Sadri Abazit në

TIRANE– Gjatë një takimi të zhvilluar në njësinë 4 në Tiranë, kryebashkiaku Erjon Veliaj ka prezantuar mbështetësit më të rinj të partisë socialiste.

Në përgatitje të fushatës elektorale të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 25 prillit, krah Veliajt dhe Sadri Abazit, është shfaqur këngëtari Kastro Zizo i cili duket se tashmë bën fushatë për Partinë Socialiste.

Ai ka thënë se “suporti” i tij do të jetë maksimal dhe në fund të fjalës që mbajti, i dhuroi lali Erit edhe një çantë shpine.

Edhe unë dua të jem brenda njerëzve aë janë po aq dinamik sa unë. Suporti im është maksimal dhe jo vetëm. Shumë nga ata njerëz në një projekt artistik që jam suportuar, kishin bindje të djathta. Kur secili është ndjerë i ngopur, ka reflektuar me veten, ore dale, këtë që kisha nevojë, ky po ma jep edhe pse s’ësht e partisë time. Suporti është maksimal. Lal, ti e di që jam njeri i surprizave, është kollaj të bësh biznes në Shqiëpëri. Unë arrita që të kem brandin tim të çantave, lali kjo është një dhuratë për ty. Faleminderit shumë dhe fitore!“, tha ndër të tjera Kastro.

“Falenderoj Kastron që u bashkua me familejn tonë”, u shpreh Veliaj.

Erion Veliaj ka nisur të grumbullojë figura të ndryshme në botën artistike, për fushatën e PS-së.  Kujtojmë se pak ditë më parë, krah tij u shfaq Valbona Selimllari, Landi Hysa apo Vikena Kamenica.

(A.B)/Dosja.al

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet erjon veliaj kastro zizo erjon veliaj kastro zizo

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Tetor 2020, 14:53

TIRANË– Mariglen Deva është 26-vjeçari që humbi jetën ditën e sotme në aksidentin e ndodhur në Borizanë në aksin rrugor Fushë Krujë-Kurbin. I riu, m...

Aktualitet 7 Tetor 2020, 14:09

SHQIPËRI-  Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ditën e sotme kanë hedhur një hap të  përpara drejt Shengenit Ballkanik. Ministrat e Bujqësisë të të dy vendeve...

Aktualitet 7 Tetor 2020, 14:01

SHQIPËRI– 407 viktima,  5208 të infektuar aktivë dhe 9115  të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri, që nga fillimi i pandemisë. Ministria e Shë...