Aktualitet

7 Tetor 2020, 14:53 Nga DOSJA

TIRANË– Mariglen Deva është 26-vjeçari që humbi jetën ditën e sotme në aksidentin e ndodhur në Borizanë në aksin rrugor Fushë Krujë-Kurbin. I riu, me origjinë nga Fushë Kruja është një emër i njohur për Policinë e Shtetit.

Deva, të cilit fillimisht emri iu publikua si Geni Deva, është vënë në pranga në vitin 2017, si pjesë e një bande që vidhte makina dhe i shiste ato për skrap. Ai u kap në flagrancë teksa po vidhte një makinë në Tiranë, ndërsa pranë tij ishin bashkëpunëtorët, të cilët e prisnin në një makinë afër vendit të ngjarjes.

Në atë kohë, në prangat e Policisë së Shtetit, përveç Devës, ranë edhe: Denis Baroka, 29 vjeç, banues në Fushë Krujë, Fatbardh Krova, 30 vjeç, banues në Tiranë, Bledar Gjoka, 38 vjeç, banues në Fushë Krujë si dhe u proceduan në gjendje të lirë B. Sh., 54 vjeç, banues në Fushë Krujë dhe A. H., 41 vjeç, banues në Fushë Krujë. 

Deva dhe bashkëpunëtorët e tij vinin në Tiranë me një makinë dhe bënin shënjestrimin e automjetit që donin të grabisnin, i thyenin xhamin e pasmë, zëvendësonin çentralinën dhe ndiznin automjetin.

Pamjet nga operacioni i vitit 2017:

Më pas, mjetet ata i shisnin në 2 pika skrapi përkundrejt shumave monetare nga 500 deri në 1000 euro. Çuditërisht, tre vite pas arrestimit, i riu ishte i lirë të operonte në ‘tregun e tij’.

Marigleni ishte edhe shumë aktiv në rrjetet sociale. Në profilin e tij në Facebook, Geni shkruante se punonte tek ‘Gucci’ ndërsa postonte video sensibilizuese dhe tregonte afeksionin për kafshët. Në një prej tyre shkruante: Qeni, miku më besnik i njeriut.

Në postimet e tjera, i riu i ndjerë ‘vuante nga dashuria’. përmes këngëve të lamtumirës, Deva dukej sikur sapo ishte ndarë nga një vajzë, të cilës i drejtohet me fjalët: Do takohemi një ditë, kur fati të ketë ndryshuar plotësisht dhe në të jemi në krahët e dikujt tjetër…

Ajo që bie në sy gjithashtu nga profili i Genit ishte edhe fakti se i riu kishte një tatuazh gjysmë shqiponje në shpatullën e majtë, dhe në një foto me krep kishte shkruar skifter me çokollatë dhe kishte formuar një pistoletë, po me çokollatë gjithashtu.

Por mëngjesin e sotëm, jeta e tij mori fund. I maskuar dhe me doreza, bashkë me Flogert Voglin, 26-vjeçari u aksidentua. Të dy, të përgatitur për një grabitje, po ecnin me një automjet të vjedhur të llojit “Audi A3”. Ata u pikasën nga Policia e Shtetit dhe për t’ja mbathur rritën shpejtësinë e mjetit. Si pasojë, makina doli nga rruga në Borizanë, u përplas me bordurën dhe Deva vdiq. Vogli është në Spitalin e Traumës, në gjendje të rëndë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident i rëndë në fushë-krujë flogert vogli humb jetën 26-vjeçari në fushë-krujë mariglen deva aksident i rëndë në fushë-krujë flogert vogli humb jetën 26-vjeçari në fushë-krujë mariglen deva

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Tetor 2020, 14:09

SHQIPËRI-  Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ditën e sotme kanë hedhur një hap të  përpara drejt Shengenit Ballkanik. Ministrat e Bujqësisë të të dy vendeve...

Aktualitet 7 Tetor 2020, 14:01

SHQIPËRI– 407 viktima,  5208 të infektuar aktivë dhe 9115  të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri, që nga fillimi i pandemisë. Ministria e Shë...