Aktualitet

Organizoi grevën e urisë në burgun e Peqinit, merret vendimi drastik për Verdi Moravën

7 Tetor 2020, 18:19 Nga DOSJA
Organizoi grevën e urisë në burgun e Peqinit, merret vendimi

PEQIN– Për të dënuarin në burgun e Peqinit, Verdi Moravën, i cili thuhej se organizoi dhe grevën e urisë është dhënë një ndëshkim. Mësohet se Morava është transferuar këtë të mërkurë në burgun e Drenovës në Korçë ndërsa preteksti është se konsiderohet si një nga organizatorët e grevës.

Ai pritet të futet në Drenovë në një nga qelitë e izolimit për një afat kohor 3 mujor si masë disiplinore.

Ish-kryeministri Sali Berisha në rrjetet sociale ka publikuar denoncimin e një qytetari i cili shkruan se në burgun e Peqinit po transferohen të burgosurit.

Vazhdon greva per kushte çnjerezore ne burgun e Peqinit! Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sbPrsh Doktor doja tju informoja per greven ne burgun e Peqinit pasi kam nje familjar timin edhe me tha qe Drejoria e Pergjithshme per shkak te greves se urise ka filluar qe te burgosurit ti trasferoje neper burgje te tjera kryesisht ne burgun e Drenoves me pretekstin se jane organizatore te nisjes se greves dhe i kercenojne qe nqs nk ndalojne greven do te trasferojne shume te tjere. Sot esht dita 7 e greves . Ju lutem bejeni publike qe te meren dhe te plotesohen kerkesat qe kane vendosur te burgosurit flm anonim.”- thuhet në postimin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Greva në burgun e Peqinit ka nisur prej ditësh pasi ata kërkojnë që të takojnë sa më shpesh familjarët e tyre.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet verdi morava verdi morava

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Tetor 2020, 14:53

TIRANË– Mariglen Deva është 26-vjeçari që humbi jetën ditën e sotme në aksidentin e ndodhur në Borizanë në aksin rrugor Fushë Krujë-Kurbin. I riu, m...

Aktualitet 7 Tetor 2020, 14:09

SHQIPËRI-  Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ditën e sotme kanë hedhur një hap të  përpara drejt Shengenit Ballkanik. Ministrat e Bujqësisë të të dy vendeve...

Aktualitet 7 Tetor 2020, 14:01

SHQIPËRI– 407 viktima,  5208 të infektuar aktivë dhe 9115  të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri, që nga fillimi i pandemisë. Ministria e Shë...