Politike

10 mln euro kokainë nga Malta, ManjanI: Trafiku i drogës s’bëhet pa garanci shtetërore, broçkulla

16 Prill 2019, 09:05 Nga DOSJA
10 mln euro kokainë nga Malta, ManjanI: Trafiku i drogës

TIRANË- Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i cili u largua nga detyra pasi denoncoi mbjelljen në masë të kanabisit në Shqipëri, ka komentuar përmes rrjeteve sociale, kapjen e 91 kilogramëve kokainë në Maltë, që kishin si rrugë transit portin e Durrësit.

Manjani thotë se trafiku i drogës nuk mund të bëhet pa garanci shtetërore.

Reagimi i plotë:

Droga vazhdon…
Nga 3 kontenierë me kokainë që kapën autoritetet Malteze, 2 paskan patur destinacion Durrësin.
Vazhdon trafiku i drogës si n’top t’karadakut! Nuk kanë ndërmend të tërhiqen megjithë zhurmën e shamatanë që bëhet në këtë vend…
Ndërkohë qeveria thotë: “ska drogë”; “Trafiku u luftua”; “mor goditje të rëndë”, e të tjera broçkulla si këto.
“Importi” e sasive të tilla të kokainës nuk bëhet pa garanci shtetërore.
Të paktën këtë radhë nuk thanë se “droga që kapi Malta u bë në bashkëpunim me policinë që duam.

Ditën e djeshme, një sasi prej 91 kilogram kokainë u kap në Maltë. Mediat malteze bëjnë me dije se ngarkesa e kokainës ishte ndarë në tre kontenierë të ndryshëm dy prej të cilëve si destinacion kishin Durrësin, ndërsa një prej kontenierëve Selanikun. Mësohet se droga ishte ndarë 76 pako dhe në treg kapte vlerën e 10.3 milion euro.

(F.G/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kokaina ne malte trafiku i droges ylli manjani kokaina ne malte trafiku i droges ylli manjani

Sondazh

Poll