Politike

“Gratë e mbulura me shami”/ Plas keq në Kuvend, Gjoni kapet edhe me Vasilika Hysin. Halit Valteri: Laj gojën kur përmend

7 Tetor 2020, 14:57 Nga DOSJA
“Gratë e mbulura me shami”/ Plas keq në Kuvend, Gjoni

TIRANË– Dy deputetët e opozitës së bashkuar, Halit Valteri dhe Ralf Gjoni janë përplasur sot në Kuvendin e Shqipërisë. Pasi në foltoren e Kuvendit, Gjoni përmendi besimtarët islamë, ndërhyri zv.kryeparlamentarja Vasilika Hysi, e cila i tërhoqi vëmendjen. Pas Gjonit, fjalën e mori deputeti Valteri, i cili i kërkoi që të kërkonte falje duke e kthyer debatin në pikëpamje fetare. 

Gjoni: Ne jemi vend laik. Të njëjtën gjë do të thosha edhe për ortodoksët. Mos tjetërsoni fjalën time. Flas për alternativat fetare nga miku i kryeministit tuaj, Erdogan për të futur hundët. Këta njerëz do mbeten këtu, ne do ikim me familjet. Nuk po kuptoni gravitetin e situatës. Më dhemb shpirti kur e shoh se ku po shkon ky vend.

Valteri: Lerë fenë jashtë parlamentit. Kur të flasësh për zonjat me shami laj gojën se janë shumë më të pastra se ne. Me Erdoganin do të kisha dëshirë të kisha dhe unë miqësi. Do të isha shumë i lartësuar të kisha dhe unë miqësi me të. Të lutem, njerëz që janë islamofob, largojini nga kjo seancë. Ralf jam më shqiptar se ti.

Deklarata është bërë sot gjatë seancës plenare, ku ka marrë pjesë edhe Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, i cili ka sjellë në Shqipëri progres raportin për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian. Në fjalimin e tij, Komisioneri vlerësoi përpjekjet për çeljen e negociatave me BE dhe kërkoi implementimin e Reformës Zgjedhore. Ndërkohë nuk munguan debatet dhe përplasjet mes deputetëve. Deputeti Myslim Murrizi paralajmëroi shkarkimin e ministrit Lleshaj, ndërsa Spiropali akuzoi kundërshtarat politikë se po bashkëpunojnë me krimin.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike halit valteri ralf gjoni seanca plenare 7 tetor 2020 halit valteri ralf gjoni seanca plenare 7 tetor 2020

Sondazh

Poll