Politike

‘Më lejoni ta përcjell…’/ Pas fjalës së komisionerit, Ruçi preket: Shqipëria është e vendosur drejt BE duke meritu

7 Tetor 2020, 14:34 Nga DOSJA
‘Më lejoni ta përcjell…’/ Pas fjalës së

TIRANE– Komisionieri Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë në BE, Oliver Varhelyi ishte i pranishëm në Kuvendin e Shqipërisë aty ku mbajtur një fjalim në lidhje me progres-raportin e 2020-ës të vendit tonë.

Pas fjalës së Komisionerit, Varhelyi në Kuvend, kryetari Gramoz Ruçi u shpreh se Shqipëria është e vendosur të shkojë drejt BE-së. Më tej ai shtoi se vendi ynë meriton mbështetjen e plotë të BE për arritjet dhe standartet e matshme dhe të dukshme që ka marrë.

Iu garantoj se Shqipëria është e vendosur drejt BE duke merituar mbështetjen me arritjet dhe sandardet e matshme dhe të dukshme.’

Në fund, Ruçi shoqëroi Komisionerin jashtë Kuvendit, për të vazhduar më tej seancën e rradhës plenare.

‘Më lejoni të shoqëroj komisionerin dhe vazhdojmë seancën…’ – tha në fund Ruçi.

Deklarata është bërë sot gjatë seancës plenare, ku ka marrë pjesë edhe Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, i cili ka sjellë në Shqipëri progres raportin për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian. Në fjalimin e tij, Komisioneri vlerësoi përpjekjet për çeljen e negociatave me BE dhe kërkoi implementimin e Reformës Zgjedhore. Ndërkohë nuk munguan debatet dhe përplasjet mes deputetëve. Deputeti Myslim Murrizi paralajmëroi shkarkimin e ministrit Lleshaj, ndërsa Spiropali akuzoi kundërshtarat politikë se po bashkëpunojnë me krimin.

 

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gramoz ruci oliver varhelji seanca plenare 7 tetor 2020 gramoz ruci oliver varhelji seanca plenare 7 tetor 2020

Sondazh

Poll